Zbatimi i rekomandimeve të auditorit ndikon në rritjen e performancës së komunave dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët
Në Kuvendin Komunal në Mitrovicë është mbajtur debati i fundit në kuadër të serisë së debateve të organizuara nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), rreth nivelit të zbatimit të rekomandimeve të auditimit të jashtëm nga komunat e Kosovës.
Të pranishëm në këtë debat ishin nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, udhëheqësi i Departamentit të Auditimit, Shkëlqim Xhema, redaktori përgjegjës në BIRN Kosova, Visar Prebreza si dhe përfaqësues të shoqërive civile e asamblistë të kësaj komune.
Udhëheqësi i Departamentit të Auditimit, Shkëlqim Xhema, në këtë debat ka theksuar rëndësinë e zbatimit të rekomandimeve të auditimit, të cilat ndikojnë në një performancë më të mirë për komunën si dhe shërbime më të mira për qytetarët. Xhema, pasi shpalosi gjetjet kyçe nga raportet e auditimit për komunën e Mitrovicës dhe nivelin e zbatimit të rekomandimeve tha se Zyra Kombëtare e Auditimit kërkon nga menaxhmenti i Komunës së Mitrovicës që të fokusohet tek zbatimi i rekomandimeve të auditorit”.
Nga ana tjetër nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, tha se raportet e auditimit rrisin transparencën dhe llogaridhënien e kësaj komune. Mujku theksoi se në përgjithësi raporti i vitit 2018 tregon se në Komunën e Mitrovicës ka hapa pozitiv, por gjithsesi ka hapësirë për përmirësime dhe rritje të performancës. Po ashtu ai shtoi se janë të përkushtuar ti adresojnë të gjitha rekomandimet e auditorit.
Kurse redaktori përgjegjës në BIRN Kosova, Visar Prebreza, duke prezantuar analizën për të gjeturat e auditorit në Komunën e Mitrovicës, theksoi se kjo komunë nuk i ka adresuar rekomandimet e vazhdueshme të auditorit.
“Ka një numër të madh të rekomandimeve për Komunën e Mitrovicës përkundër që kemi një ulje prej 25 sa kanë qenë në vitin 2015, në vitin 2018 janë vetëm 16 rekomandime. Disa prej këtyre rekomandimeve janë të përsëritura nga viti në vit dhe janë në fushat kyçe të qeverisjes së kësaj komune”, u shpreh ai.
Ky debat u organizua në kuadër të serisë së debateve të mbajtura në disa komuna të Kosovës dhe u organizua në kuadër të projektit, “Mbështetja e shoqërisë civile për të rritur mbikëqyrjen publike dhe përgjegjshmërinë e institucioneve publike të Kosovës”, financuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë.
Nga ana tjetër nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, tha se raportet e auditimit rrisin transparencën dhe llogaridhënien e kësaj komune. Mujku theksoi se në përgjithësi raporti i vitit 2018 tregon se në Komunën e Mitrovicës ka hapa pozitiv, por gjithsesi ka hapësirë për përmirësime dhe rritje të performancës. Po ashtu ai shtoi se janë të përkushtuar ti adresojnë të gjitha rekomandimet e auditorit.
Kurse redaktori përgjegjës në BIRN Kosova, Visar Prebreza, duke prezantuar analizën për të gjeturat e auditorit në Komunën e Mitrovicës, theksoi se kjo komunë nuk i ka adresuar rekomandimet e vazhdueshme të auditorit.
“Ka një numër të madh të rekomandimeve për Komunën e Mitrovicës përkundër që kemi një ulje prej 25 sa kanë qenë në vitin 2015, në vitin 2018 janë vetëm 16 rekomandime. Disa prej këtyre rekomandimeve janë të përsëritura nga viti në vit dhe janë në fushat kyçe të qeverisjes së kësaj komune”, u shpreh ai.
Ky debat u organizua në kuadër të serisë së debateve të mbajtura në disa komuna të Kosovës dhe u organizua në kuadër të projektit, “Mbështetja e shoqërisë civile për të rritur mbikëqyrjen publike dhe përgjegjshmërinë e institucioneve publike të Kosovës”, financuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë.


Ndërkohë, Udhëheqësja e departamentit të auditimit të performancës, Myrvete Gashi, theksoi se mirëmbajtja e institucioneve arsimore është shumë e rëndësishme meqë një mjedis i shëndetshëm shkollor është domosdoshmëri për të mundësuar zhvillimin e aktiviteteve mësimore.
“Meqenëse aktiviteti shkollor është një proces tërëditor dhe i përditshëm duhet të organizohet në mënyrë të vazhdueshme, duke përfshirë pastrimin e të gjitha hapësirave, mjeteve sanitare, orendive dhe pajisjeve tjera, e gjithë kjo për të mundësuar zhvillimin e mësimit në një ambient të shëndetshëm dhe me kushtet bazike mësimore”, tha Gashi.
Ndërkaq, Vlora Duraku udhëheqëse e ekipit dhe Ylfete Osmani, anëtare e ekipit bënë prezantimin e detajeve të raportit përfshirë gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e auditimit.
Pjesëmarrësit në këtë tryezë vlerësuan punën e Zyrës Kombëtare të Auditimit, duke thënë se të gjeturat e këtij auditimi kanë prezantuar gjendjen reale të institucioneve arsimore.
Drejtoresha e Shkollës Fillore, “Ismail Qemali” në Prishtinë, Kimete Dida, tha se gjetjet e auditorit janë të sakta, por sipas saj, që nga periudha kur është kryer auditimi ka pasur përmirësime. Ajo tregoi se i kanë trajtuar seriozisht rekomandimet e auditorit, prandaj shumica e mangësive janë përmirësuar dhe se tani gjendja është përmirësuar në këtë shkollë.
Edhe drejtoresha e Shkollës Fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, Sofie Bunjaku, tha se auditimet e tilla janë në të mirën e institucioneve arsimore dhe qytetarëve. Ajo tha se bazuar në rekomandimet e auditorit janë bërë disa përmirësime, por edhe më tutje do të vazhdojë angazhimi për mirëmbajtjen e shkollës në nivelin e duhur.



Ky debat u mbajt në kuadër të serisë së debateve të mbajtura në disa komuna të Kosovës dhe u organizua në kuadër të projektit, “Mbështetja e shoqërisë civile për të rritur mbikëqyrjen publike dhe përgjegjshmërinë e institucioneve publike të Kosovës”, financuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë.
Me këtë rast, Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani e falënderoi ambasadën holandeze për ndihmën e ofruar, duke thënë se Holanda ka mbështetur ZKA-në në momente vendimtare gjatë periudhave të ndryshme.
“Auditimet e para të ZKA-së janë kryer nën udhëheqjen e auditorëve holandezë, me fjalë të tjera Abetaren e kemi kryer me holandezë. Po ashtu, auditorët holandezë kanë bërë auditimet e para në fushën e performancës në pjesën e teknologjisë informative”, tha ai.
Tutje Osmani vlerësoi se edhe implementimi i këtij projekti ka ardhur në një moment të rëndësishëm.
“ZKA-ja ka nevojë të hapet në raport me publikun, qytetarët duhet ta kuptojnë se çka dimë të bëjmë mirë e çka jo, si dhe cilat janë produktet tona”, shtoi Auditori.
“Po ashtu, kemi nevojë të kuptojmë se puna jonë është e vlefshme dhe po ndikon te qytetarët dhe të institucionet. Me vet faktin se jemi në këtë pikë kur duhet ta forcojmë aktivitetin tonë në raport me publikun kemi edhe realizimin e këtij projekti të rëndësishëm”, është shprehur Osmani, duke shtuar se qëllimi final është që ZKA-ja të ketë zyrtarë që kanë relacione të mira me publikun, si dhe t’i kenë shkathtësitë profesionale dhe teknike për të komunikuar me mediet dhe publikun.
Auditori i Përgjithshëm, z.Besnik Osmani, rikujtoi se vitin e kaluar është adaptuar Plani Strategjik dhe njëra prej tri komponentëve më të rëndësishëm të tij është komunikimi. “Ky nuk është vetëm vullneti ynë, por është edhe kërkesë e standardeve të auditimit të cilat na kërkojnë që të kemi relacion me publikun”, deklaroi Osmani.
Në anën tjetër, ambasadorja e Holandës, Gerrie Willems, tha se ZKA-ja është institucioni më i lartë në Kosovë në fushën e transparencës dhe llogaridhënies ekonomike. Theksoi se ZKA-ja ka pavarësi të funksionimit dhe se raportet e auditimit, në mënyrë të drejtpërdrejtë promovojnë llogaridhënien, si dhe ofrojnë një bazë të fortë për të kërkuar menaxhim më të mirë të parasë publike, të cdo institutucioni.
Ndërkaq, drejtoresha e BIRN Kosova, Jeta Xharra,vlerësoi se ZKA-ja është duke bërë punë të mirë, e cila duhet të përçohet të publiku. Sipas saj, Auditori i Përgjithshëm duhet të bëhet më i afërt me publikun.
Në kuadër të projektit është mbajtur trajnimi i parë për komunikimin në paraqitje publike dhe në rrjete sociale me temën.“Përmirësimi i bashkëpunimit të ZKA-së me publikun e gjerë përmes rrjeteve sociale”. Trajnimi pati për qëllim të përmirësojë performancën e Auditorit të Përgjithshëm dhe stafit të ZKA-së gjatë sigurimit të informacionit në lidhje me shpenzimet publike për publikun e gjerë përmes rrjeteve sociale.




Nga ana tjetër kryetarët e komunave kanë vlerësuar punën e Auditorit të Përgjithshëm si dhe pavarësisht vështirësive ata kanë shprehur gatishmërinë për të zbatuar rekomandimet.
Nga Ministria e Financave, Drejtori i Buxhetit z. Salvador Elmazi, ka theksuar se bazuar në rekomandimet e auditorit, jemi duke u munduar të gjejmë zgjidhje të qëndrueshme për zbatimin e rekomandimeve, në mënyrë që ato mos të përsëriten.
Në këtë takim që është organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) është diskutuar edhe për strategjinë e shtetit zvicerane në përkrahje të komunave të Kosovës të cilën e ka prezantuar drejtoresha e Zyrës zvicerane për bashkëpunim, Katharina Stocker. Kurse strategjinë e shtetit suedez në përkrahje të komunave e ka prezantuar udhëheqësja për Bashkëpunim dhe zhvillim/zëvendës shefe e misionit të Ambasadës së Suedisë në Kosovë, Nasrin Pourghazia.


Auditori i Përgjithshëm i Republikës Çeke, z. Kala ka shprehur gatishmërinë e institucionit të tij për të thelluar bashkëpunimin ndërinstitucional përmes zhvillimit të aktiviteteve bilaterale si dhe duke ofruar ekspertizën në kuadër të Projektit të binjakëzimit “Fuqizimi i mëtejmë i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit në Kosovë”, i cili zbatohet nga Zyra Supreme e Auditimit e Polonisë.
Z. Osmani e ka falënderuar z. Kala për përkrahjen e tij të vazhdueshme dhe ka ritheksuar rëndësinë që ka bashkëpunimi bilateral me homologët Çekë në zhvillimin e mëtejmë profesional të personelit auditues të ZKA-së si dhe arritjen e standardit evropian të cilësisë së auditimeve, si parakushte për integrimin e ZKA-së në programet dhe organizatat rajonale dhe evropiane.
Zyra Kombëtare e Auditimit e Kosovës dhe ajo e Republikës së Çekisë, në muajin maj të këtij viti, kanë nënshkruar memorandumin për bashkëpunim në fusha të rëndësishme profesionale midis dy institucioneve dhe synon shkëmbimin e praktikave të mira audituese, veçmas në lidhje me metodologjinë dhe procedurat e auditimit të jashtëm të sektorit publik; aktivitetet profesionale për zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve institucionale e njerëzore; përmirësimin e komunikimit me palët e jashtme, si dhe shkëmbimin e përvojave përmes auditimeve paralele.