Zyra Kombëtare e Auditimit vazhdon punën online
Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia me virusin COVID-19 dhe me qëllim të zbatimit të të gjitha masave mbrojtëse të vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), këtë javë do të vazhdoj aktivitetin e punës online.
Për këtë qëllim janë ndërmarrë të gjitha veprimet administrative dhe teknologjike për të ofruar asistencën e nevojshme për të gjithë stafin dhe për të mundësuar punën nga shtëpia.
Zyra Kombëtare e Auditimit ka pasur të zhvilluara disa metoda të telekomunikacionit dhe punës në distancë edhe para kësaj krize, prandaj synon që për aq sa lejojnë rrethanat, të ruaj të gjitha funksionet e saj punuese përmes angazhimit online.
Për rrjedhojë, puna në zyre do të kryhet vetëm nga një numër i kufizuar i stafit esencial. Pjesa tjetër do të punojnë nga shtëpia.
Kësisoj, me të gjitha palët e interesit dhe entitetet e audituara do të vazhdojë komunikimi online përmes postës elektronike dhe platformave tjera komunikuese, për të siguruar vazhdimësinë e punës audituese deri në atë shtrirje që organizatat mund të përgjigjen dhe situata lejon.
Përsa i përket institucioneve publike shëndetësore dhe atyre të sigurisë, si përgjegjëse të drejtpërdrejta për të menaxhuar situatën, do të bëhet një riaranzhim kohor i auditimit.
Me qëllim të sigurimit të komunikimit sa më efektiv ne kemi vendosur pikat e kontaktit sipas funksioneve ku ju mund të na kontaktoni:
| Funksioni në ZKA | Kontaktet |
| Kabineti i Auditorit të Përgjithshëm | Qendresa Mulaj U.D. Udhëheqëse e Kabinetit të AP Tel. +38345109000 E-mail. Qendresa.Mulaj@oagks.org |
| Zyra për Komunikim me Publikun | Shqipe Hetemi Zyrtare për Komunikim Tel. +38344599362 E-mail. shqipe.hetemi@oagks.org |
| Administrata e Përgjithshme | Imri Semetishti Drejtor i Përgjithshëm Tel. +38345109118 E-mail. Imri.Semetishti@oagks.org |
| Divizioni i Auditimit I – Institucionet nën auditim: - Ministria e Financave - ATK - Dogana - Administrata e Kuvendit - Zyra e Kryeministrit - Ministria e Diasporës - Komisioni për Miniera dhe Minerale - Ministria e Administratës Publike - Ministria për Komunitete dhe Kthim - Ministria e Mbrojtjes - Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural - Ministria e Kulturës , Rinisë dhe Sportit - Ministria e Infrastrukturës - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë - Ministria e Integrimit Evropiane | Qerkin Morina Ndihmës Auditor i Përgjithshëm Tel. +38345109160 E-mail. Qerkin.Morina@oagks.org |
| Divizioni i auditimit II – Institucionet nën auditim: - Ministria e Shëndetësisë - Fondi i Sigurimeve Shëndetësore - Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës - Agjencia Kosovare e Privatizimit - Fondet në Mirëbesim - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve - Ministria e Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë - Universiteti i Prishtinës - Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale - Komuna e Prizrenit - Komuna e Dragashit - Komuna e Mamushës - Komuna e Pejës - Komuna e Klinës - Komuna e Istogut - Komuna e Gjakovës - Komuna e Deçanit - Komuna e Junikut - Komuna e Mitrovicës së Veriut - Komuna e Kllokotit | Emine Fazliu Ndihmës Auditor i Përgjithshëm Tel. +38345109079 E-mail. Emine.Fazliu@oagks.org |
| Divizioni i auditimit III – Institucionet nën auditim: - Ministria e Zhvillimit Ekonomik - Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal - Ministria e Zhvillimit Rajonal - Ministria e Drejtësisë - Këshilli Prokurorial i Kosovës - Këshilli Gjyqësor i Kosovës - Ministria e Punëve të Jashtme - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor - Ministria e Punëve të Brendshme - Trainkos - Hortikultura Prishtinë - KRU Hidromorava - KRM Uniteti - KUR Hidroregjioni Jugor - Stacioni i Autobusëve – Prishtinë - Ndërmarrja e Re Energjetike - KUR Prishtina - KUR Drini i Bardhë - KRM Pastrimi - Vala dhe Telekomi i Kosovës - Posta e Kosovës - Bifurkacioni | Arvita Zyferi – Hashani Ndihmës Auditor i Përgjithshëm Tel. +38345109073 E-mail. Arvita.Zyferi@oagks.org |
| Divizioni i auditimit IV – Institucionet nën auditim: - Komuna e Prishtinës - Komuna e Obiliqit - Komuna e Graçanicës - Komuna e Mitrovicës - Komuna e Suharekës - Komuna e Fushë Kosovës - Komuna e Leposaviqit - Komuna e Zubin Potokut - Komuna e Zveçanit - Komuna e Vushtrrisë - Komuna e Drenasit - Komuna e Skenderajt - Komuna e Lipjanit - Komuna e Rahovecit - Komuna e Shtimes - Komuna e Ferizajt - Komuna e Kaçanikut - Komuna e Hanit të Elezit - Komuna e Podujevës - Komuna e Malishevës - Komuna e Novobërdës - Komuna e Gjilanit - Komuna e Kamenicës - Komuna e Ranillugut - Komuna e Vitisë - Komuna e Shtërpcës - Komuna e Parteshit | Naser Arllati Ndihmës Auditor i Përgjithshëm Tel. +38345109097 E-mail. Naser.Arllati@oagks.org |
| Institucionet që auditohen nga firma e kontraktuar: - Gjykata Kushtetuese e Kosovës - Komisioni i Pavarur i Mediave - Institucioni i Avokatit të Popullit - Komisioni Rregullativ i Prokurimit - Organi Shqyrtues i Prokurimit - Akademia për Drejtësi (Instituti Gjyqësor i Kosovës) - Autoriteti Kosovar i Konkurrencës - Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa - Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale - Zyra Rregullative për Energji - Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare - Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit - Agjencia për Ndihmë Juridike Falas - Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronave - Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale - Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore - Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave - Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës - Agjencia për Shërbimet të Aviacionit Ajror - Akademia e Shkencave dhe Arteve - Agjencia Kundër Korrupsionit - Autoriteti i Aviacionit Civil | Mujë Gashi Drejtor i Metodologjisë dhe Cilësisë në Auditim Tel. +38344421720 E-mail. Muje.Gashi@oagks.org |
| Divizioni i Auditimeve të Performancës dhe TI-së | Vlora Mehmeti - Spanca Ndihmës Auditor i Përgjithshëm Tel. +38345109170 E-mail. Vlora.Mehmeti@oagks.org |
| Departamenti për Bashkëpunim Ndërkombëtar | Qendresa Mulaj Drejtor i Departamentit Tel. +38345109000 E-mail: Qendresa.Mulaj@oagks.org |



Ndërkohë Udhëheqësi i Departamentit të Auditimi, Fatlinda Ramosaj, tha se auditimi ka përfshirë institucionet përgjegjese: Bordin menaxhues të Fondit Zhvillimor të Mirëbesimit, Ministrinë e Financave, Doganën e Kosovës dhe katër komunat përfituese Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zveçanin dhe Zubin Potokun.
Ramosaj tregoi se ky auditim ka mbuluar projektet e zhvilluara gjatë viteve 2017-2019, dhe për qëllim ka pasur vlerësimin e zbatimit të rekomandimeve dhe realizimin e projekteve në të mirë të qytetarëve.
“Zyra Kombëtare e Auditimit ka dhënë 13 rekomandime, 4 për Bordin e Fondit Zhvillimor të Mirëbesimit, 3 për Ministrinë e Financave, 1 rekomandim për Doganën e Kosovës dhe 5 rekomandime për komunat në veri. Objektivë tjetër e këtij auditimi ka qenë efekti i këtij fondi, pra se sa projektet e e financuara nga ky fond janë realizuar dhe janë venë në dispozicion të qytetarëve”, tha Ramosaj, duke shtuar se janë 3 rekomandime të reja për komunat veriore dhe 2 rekomandime për Bordin menaxhues të FZhM-së.
Më tutje udhëheqësi i ekipit, Arben Selimi dhe anëtari i ekipit, Armin Bushati prezantuan në detaje gjetjet e raportit të performancës “Zbatimi i rekomandimeve të raportit ‘Fondi Zhvillimor’ dhe efektet e fondit”.
Ndërkaq përfaqësuesit e komunave në veri të vendit përkatësisht ata të Mitorovicës së Veriut dhe të komunës së Leposaviqit u zotuan se do t’i marrin parasysh vërejtjet dhe rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës në mënyrë që mjetet e fondit të përdorën për projekte në dobi të qytetarëvë të komunave veriore.
Fondi Zhvillimor i Mirëbesimit është themeluar në vitin 2013 me marrëveshjen në mes të Bashkimit Evropian (BE) dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës. Fondi ka për qëllim të promovoj zhvillimin social dhe ekonomik në komunat Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.


Kosova në këtë konferencë u përfaqësua nga Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, kryetari i Komsisionit Parlamentar për Buxhet dhe Transfere, Hekuran Murati, Sekretari i Pergjithshëm i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi dhe Qëndresa Mulaj, Udhëheqëse e Kabinetit të Auditorit të Përgjithshëm.
Kryetari i Komsisionit Parlamentar për Buxhet dhe Transfere, Hekuran Murati, ka prezantuar në panelin “Organizimi i seancave dëgjimore përfshirë sistemin e raportimit” ku foli për rolin e komisioneve parlemnetare në rritjen e ndikimit të auditimit.
Më këtë rast ai shprehu perkushtimin e tij për të intensifikuar bashkpëunimin me Zyrën Kombëtare të Audititmit të Kosovës me qëllim të rritjes së përgjegjësisë në institucionet publike për menaxhimin e parasë publike.
Konferenca ishte interaktive dhe u bazua në prezantime të rasteve. Ekspertët nga vendet anëtare të BE-së informuan pjesëmarrësit për praktikat në vendet e tyre, ndërsa përfaqësues nga ISA-t pjesë e Rrjetit dhe Parlamentet shkëmbyen përvojat e tyre se cilat janë praktikat për organizimin e takimeve për shqyrtimin parlamentar të raporteve të auditimit.
Pjesëmarrësit e konferencës ranë dakord se është e rëndësishme që parlamentet të marrin rolin e tyre të mbikëqyrjes financiare mbi shpenzimet e qeverisë dhe të angazhohen me ISA-të për mënyrat më të mira për të përfituar nga pasuria e informacionit mbi menaxhimin e financave publike që ISA-të mbledhin gjatë punës së tyre të auditimit.
Ndërkohë drejtori i Departamentit të Auditimit të Performancës, Myrvete Gashi, tha se ky auditim tregon se sa efektiv është sistemi i aplikuar për caktimin e tarifave dhe nëse ky proces është bërë sipas kritereve të matshme në përshtatje më shpenzimet reale dhe relevante.
Gashi bëri me dije se ZKA-ja ka dhënë 23 rekomandime, 3 prej tyre për qeverinë kurse 20 të tjerat për autoritetet rregullative.
“Auditimi përfshinë periudhën 2016-2018, ndërsa raporti i auditimit përmban informata rreth të arriturave, sfidave dhe ngecjeve që janë identifikuar përgjatë këtij auditimi. Përmes këtij raporti kemi dhënë 23 rekomandime, 3 rekomandime për Qeverinë e Kosovës, dhe 20 rekomandime për autoritetet rregullative”, tha Gashi.
Ndërkaq udhëheqësi i ekipit që ka realizuar këtë auditim, Fikret Ibrahimi, prezantoi në detaje raportin dhe të gjeturat e auditimit.
Ai tha se në procesin e përcaktimit të tarifave ekzistojnë disa mangësi të cilat duhet të eliminohen me qëllim që të kemi tarifa sa më të sakta, më të drejta, më transparente dhe në nivelin më të mirë të mundshëm.
Ibrahimi theksoi se kjo mund të arrihet nëse merren parasysh dhe zbatohen rekomandimet e dhëna nga Zyra Kombëtare e Auditimit.
Ai tha se përfituesit e ndihmës sociale nuk janë kompensuar për shpenzimet e shërbimeve të ujësjellësit dhe energjisë termike, të cilët në parim sipas legjislacionit në fuqi do të duhej të ishin liruar prej këtyre pagesave.
Në anën tjetër pjesëmarrësit kanë vlerësuar lartë kontributin e Zyrës Kombëtare të Auditimit në forcimin e llogaridhënies dhe rritjen e transparencës në administratë publike. Ata kanë shprehur opinionet e tyre lidhur me raportin e auditimit. Poashtu ata kanë shprehur gatishmërinë për t’i zbatuar rekomandimet e dhëna nga Zyra Kombëtare e Auditimit.
Ndërsa Ndihmës Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Qerkin Morina, në emër të Auditorit të Përgjithshëm, Besnik Osmani, falënderoi kryetarin Leskaj për respektin dhe vlerësimin e treguar për Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës.
Ai tha se bashkëpunimi në mes të dy institucioneve do të vazhdojë të forcohet, veçanërisht në fushën e auditimit dhe të realizimit të botimeve të përbashkëta, sepse fatmirësisht kanë një gjuhë të përbashkët që u ndihmon për të përfituar nga eksperienca e njëri-tjetrit.
Leskaj mbylli këtë ceremoni duke theksuar se ky është vetëm fillimi dhe se salla që mban këtë emër të nderuar do të vazhdojë të pasurohet me dokumente të reja, duke bashkëpunuar ngushtë në këtë drejtim me ZKA-në.
Salla ka marrë emrin e ZKA-së, mbështetur në vendimin e Kryetarit të KLSH-së nr.967, datë 26/11/2019 me motivacionin: “Në respekt të Institucioneve më të larta publike të Republikës së Kosovës dhe veçanërisht të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), me të cilën Kontrolli i Lartë i Shtetit ka pasur bashkëpunim të pandërprerë e të frytshëm përgjatë viteve 2012-2019, në drejtim të rritjes së kapaciteteve audituese përmes trajnimeve dhe botimeve të përbashkëta, auditimeve paralele dhe të përbashkëta dhe pjesëmarrjes aktive në konferencat vjetore të të dyja institucioneve, si dhe në respekt dhe mirënjohje të thellë ndaj drejtuesve dhe audituesve të ZKA-së në 15 vitet e krijimit të saj”. (Marrë nga web faqja e Kontrollit të Lartë Shtetëror të Shqipërisë (KLSH)).
Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, hapi punimet e konferencës, duke falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje dhe kontributin e dhënë në procesin e anëtarësimit në INTOSAI.
Osmani tha se procesi i anëtarësimit është moment shumë i rëndësishëm për secilin Institucion të Auditimit, sepse INTOSAI është një platformë globale bashkëpunimi për shkëmbimin e përvojave, hartimin e standardeve të auditimit dhe promovimin e ngritjes së kapaciteteve.
Të pranishmëve në konferencë u është drejtuar edhe Drejtori i Pergjithshëm i Thesarit, Ahmet Ismaili, i cili e përgëzoi Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Audtimit për anëtarësim në INTOSAI.
Ai tha se ZKA-ja është institucion profesional dhe kredibil dhe këtë e dëshmon edhe anëtarësimi në INTOSAI. Ismaili shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovë për të mbështetur Zyrën Kombëtare të Auditimit në përmbushjen e misionit të saj.
“Është kënaqësi të fillojë punën qeveria me këtë sukses të ZKA-së. Raportet e auditimit janë vlerë e shtuar dhe kanë për qëllim rritjen e transparencës dhe llogaridhënien”, tha Ismaili.
Në një fjalë rasti, Dr. Harbib Saeed Al Amimi, president i Institucionit Shtetëror të Auditimit të Emirateve të Bashkuara Arabe, e uroi ZKA-në për anëtarësimin në INTOSAI, si dhe për organizimin e suksesshëm të kësaj konference.
Ai është fokusuar te domethënia e anëtarësimit në INTOSAI. Tha se me anëtarësimin e ZKA-së INTOSAI është bërë me 194 shtete anëtare.
“Qëllimet kryesore të INTOSAI-t janë shkëmbimi i përvojave dhe maksimizimi i tyre. Kjo organizatë tenton të promovojë qeverisjen e mirë, të rrisë transparencën, të ruajë kredibilitetin dhe të luftojë korrupsionit, të promovojë besimin publik, duke ofruar vlerë e dobi për qytetarët e tyre. Nën moton e INTOSAI-t nga përvoja e përbashkët përftojnë të gjithë. Urime të gjithëve”, tha ai.
Kurse Auditorja e Përgjithshme e Suedisë, njëherësh zëvendëskryetare e Komitetit për Ngritje të Kapaciteteve të INTOSAI-t, Helena Lindberg, foli për rendësinë e anëtarësimit të Zyrës Kombëtare të Auditimtit të Kosovës në INTOSAI.
Ajo tha se anëtarësimi në INTOSAI tregon se sa e përgatitur dhe profesionale është Zyra Kombëtare e Auditimit e Kosovës.
Edhe Gene L Dodaro, Auditor i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Zyra Qeveritare e Auditimit të SHBA-ve, përmes një video-mesazhi e uroi ZKA-në dhe Kosovën për anëtarësimin në INTOSAI.
E falënderoi Auditorin e Përgjithshëm, Besnik Osmani, për ftesën qe ia ka bërë për t`iu adresuar përmes këtij video-mesazhi.
Dodaro tha se presin që të kenë edhe me tutje bashkëpunim me ZKA-në.
“INTOSAI ndihmon ISA-t në zbatimin e standardeve ndërkombëtare të auditimit, ngritjes se kapaciteteve, ndihmës për kolegët ndërkombëtar dhe siguron zbatimin e praktikave te mira”, tha ai.
Konferenca Ndërkombëtare me temë qendrore “Domethënia dhe rëndësia e anëtarësimit në INTOSAI: ndikimi dhe përfitimet për Institucionet Supreme të Auditimit” po vazhdon punimet në tri panele.
Në panelin e parë po diskutohet lidhur me temën ‘Domethënia dhe rëndësia e anëtarësimit në INTOSAI: ndikimi dhe përfitimet që kanë ISA-të”.
Në panelin e dytë diskutimi do të përqendrohet në temën ‘Si të zbatohen Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit–praktikat e mira?’. Ndërkaq, në panelin e tretë do të diskutohet për temën ‘Roli i Thesarit në menaxhimin e parasë publike dhe ndikimi i auditimit të jashtëm’.
Ceremonia simbolike e inagurimit u bë nga Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani dhe Auditorja e Përgjithshme e Suedisë, Helena Lindberg, e cila njëherësh është edhe zëvendëskryetare e Komitetit për Ngritje të Kapaciteteve të INTOSAI-t.