Zyra Kombëtare e Auditimit intensifikon bashkëpunimin me organizatat e shoqërisë civile
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka organizuar tryezë me shoqërinë civile dhe shoqatat profesionale të auditimit, me qëllim të identifikimit dhe diskutimit të temave relevante dhe me prioritet që do të përfshihen në planin vjetor për auditime të performancës.
Auditori i Përgjithshëm, z. Besnik Osmani, ka theksuar se bashkëpunimi dhe komunikimi i ZKA-së me qytetarët nëpërmjet partneritetit me organizatat e shoqërisë civile dhe shoqatat profesionale të auditimit është shumë i rëndësishëm. Përmes këtyre organizatave, qytetarëve ju mundësohet qasje e plotë për të kontribuar në rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së zyrtarëve publik.
Tutje z. Osmani ka ftuar të pranishmit që të paraqesin sfidat, të cilat kanë arritur t’i identifikojnë, me të cilat përballet shoqëria jonë, vështirësitë që hasin institucionet publike në përmbushjen e detyrave të tyre të cilat pastaj ndikojnë në performancën e tyre dhe rrjedhimisht ndikojnë në shërbimet e ofruara për qytetarët dhe mirëqenien e tyre në përgjithësi.
Znj. Vlora Spanca, Ndihmës Auditore e Përgjithshme, ka prezantuar metodologjinë dhe procesin e përzgjedhjes së temave në auditimin e performancës, dhe ka prezantuar temat e auditimit të identifikuara nga ZKA, për sezonin auditues 2019/2020.
Përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile të pranishëm në këtë takim, kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim me ZKA-në dhe kanë vlerësuar kontributin e saj në forcimin e llogaridhënies dhe rritjen e transparencës në administratë publike. Ata kanë shprehur opinionet e tyre për temat e përzgjedhura nga ZKA dhe kanë dhënë propozime për tema të reja që mund të auditohen nga ZKA, në sezonin vijues.
Zyra Kombëtare e Auditimit, në vazhdimësi mban një dialog kuptimplotë dhe efektiv me palët e interesit, me qëllim që t? siguroj ndikim m? t? madh t? rezultateve t? auditimit.
Takime të tilla me organizatat e shoqërisë civile i ndihmojnë ZKA-së në identifikimin e fushave të mundshme ku ka nevojë për përmirësim dhe më shumë efikasitet në punë nga organizatat buxhetore. Angazhimi aktiv i shoqërisë civile ka një ndikim pozitiv te subjektet e audituara për të zbatuar rekomandimet e auditimit.
Znj. Vlora Spanca, Ndihmës Auditore e Përgjithshme, ka prezantuar metodologjinë dhe procesin e përzgjedhjes së temave në auditimin e performancës, dhe ka prezantuar temat e auditimit të identifikuara nga ZKA, për sezonin auditues 2019/2020.
Përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile të pranishëm në këtë takim, kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim me ZKA-në dhe kanë vlerësuar kontributin e saj në forcimin e llogaridhënies dhe rritjen e transparencës në administratë publike. Ata kanë shprehur opinionet e tyre për temat e përzgjedhura nga ZKA dhe kanë dhënë propozime për tema të reja që mund të auditohen nga ZKA, në sezonin vijues.
Zyra Kombëtare e Auditimit, në vazhdimësi mban një dialog kuptimplotë dhe efektiv me palët e interesit, me qëllim që t? siguroj ndikim m? t? madh t? rezultateve t? auditimit.
Takime të tilla me organizatat e shoqërisë civile i ndihmojnë ZKA-së në identifikimin e fushave të mundshme ku ka nevojë për përmirësim dhe më shumë efikasitet në punë nga organizatat buxhetore. Angazhimi aktiv i shoqërisë civile ka një ndikim pozitiv te subjektet e audituara për të zbatuar rekomandimet e auditimit.


Të dyja palët u pajtuan që bashkëpunimi në fusha të ndryshme të auditimit të forcohet më tutje me qëllim të shkëmbimit të informatave, përvojave dhe praktikave të mira në interes të ngritjes së nivelit të cilësisë së auditimit të jashtëm në të dyja vendet.
Ndërsa, në takimin e mbajtur në bashkinë e Tokios, Auditori i Përgjithshëm u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Sekretarisë për Auditim dhe Inspektim të Tokios si dhe përfaqësues nga Komiteti i Auditimit. Temë e këtij takimi ishte roli, mandati organizimi, llojet e auditimit dhe inspektimit që kryhen nga ky Institucion në subjektet publike të Tokios. U biseduan çështje me interes për palët, ndërsa praktikat e veprimit dhe masat korrigjuese që ndërmerren nga institucionet japoneze, me qëllim të zbatimit të rekomandimeve, u vlerësuan si një mekanizëm i qëndrueshëm dhe i rëndësishëm për të rritur përgjegjësinë në menaxhimin me fondet publike. Po ashtu, u bisedua për përgatitjet për auditimin e fondeve për Olimpiadën “Tokyo 2020” dhe mundësitë që auditorët kosovarë të përfitojnë njohuri të reja nga kjo përvojë e veçantë.
Auditori i Përgjithshëm, u mirëprit në takim edhe nga Auditorja e Përgjithshme e Japonisë Dr. Mari KOBYASHI, e cila ka shprehur kënaqësinë për rezultatet e mira dhe rritjen e kapaciteteve në Zyrën Kombëtare të Kosovës duke nënvizuar vullnetin e saj për t’i përkrahur institucionet e Kosovës në rrugëtimin për menaxhim efektiv të pasurisë publike. Nga delegacioni kosovar është informuar për rezultatet dhe synimet integruese në Institucionet ndërkombëtare të auditimit.
Gjatë vizitës në Japoni, delegacioni nga Zyra Kombëtare e Auditimit, ka vizituar edhe Ambasadën e Kosovës në Japoni.

Në margjinat e kësaj ngjarje, Auditori i Përgjithshëm, ka zhvilluar takime të veçanta me homologët e tij nga vende të ndryshme të botës siç janë: Auditori i Përgjithshëm i SHBA-ve, z. Gene Dodaro, atë të Japonisë, Dr. Mari Kobayashi, të Suedisë, znj. Helena Lindberg, të Arabisë Saudite, z. Al-Angari, të Kuvajtit, z. Adel Al-Sarawi, Drejtorin e Përgjithshëm të Iniciativës për Zhvillim të Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (IDI – INTOSAI), si dhe me Zëvendës-kryesuesin e Komitetit të INTOSAI-t për Ngritje të Kapaciteteve.
Fokusi kryesor i bisedës gjatë këtyre takimeve ishte integrimi i Zyrës Kombëtare të Auditimit në organizatat globale dhe rajonale t? Institucioneve Supreme të Auditimit p?r sektorin publik. Po ashtu, është biseduar edhe për mundësitë e përfitimit nga programet profesionale si dhe mundësitë e shkëmbimit të përvojave bilaterale dhe ndërinstitucionale.
Në takimin vjetor të Komitetit të INTOSA-it për Ngritje të Kapaciteteve po marrin pjesë përfaqësues të Institucioneve Supreme të Auditimit nga vende të ndryshme të botës. Komiteti për Ngritje të Kapaciteteve është një nga katër organet kryesore të INTOSAI-it, i cili mbështet iniciativat për ndërtimin e aftësive dhe zhvillimin e kapaciteteve të Institucioneve Supreme të Auditimit, përmes trajnimeve, asistencës teknike dhe aktiviteteve të tjera zhvillimore.
INTOSAI vepron si një organizatë profesionale ombrellë për Insitucionet Supreme të Auditimit dhe ka të anëtarësuar rreth 190 Institucione Supreme të Auditimit.

Avokati i Popullit, z.Hilmi Jashari, është shprehur se ndien kënaqësi të veçantë meqenëse rrallë herë ndodh që në Kosovë dy Insitucione të Pavarura, Avokati i Popullit dhe Auditori i Përgjithshëm, kanë dhënë kontribut lidhur me vlerësimin e gjendjes mjedisore në vend dhe për më tepër kane dalë me rekomandime konkrete drejtuar autoriteteve publike lidhur me veprimet që ata duhet të ndërmarrin për të përmirësuar dhe për të jetësuar garancinë kushtetuese, që vendi jonë i ka jetësuar në dispozitën 52 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Po ashtu, ai theksoi se zhvillimi ekonomik në Kosovë, nuk duhet të kushtëzohet dhe të shkoj në dëm të të drejtave të njeriut.
Përfaqësuesja nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Znj. Annette Fath Lihic, pasi ka folur për rëndësinë e mjedisit në jetën dhe shëndetin e popullsisë, ka ngritur çështjet e dala nga Raporti i Progresit për vendin, e që lidhen me çështjet e mjedisit. Ajo tha që sipas këtij raporti, Kosova ende është në fazat e hershme dhe asnjë progres nuk është arritur lidhur me këtë çështje. Problemet mjedisore në Kosovë dhe mungesa e vullnetit politik të institucioneve në ndërmarrjen e masave adekuate për mbrojtjen e mjedisit kanë ndikuar në mirëqenien dhe shëndetin e qytetarëve.
Në këtë tryezë u diskutua edhe lidhur me rolin e Kuvendit në drejtim të përmirësimit të gjendjes së mjedisit në vend, me ç’rast deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherit anëtar i Komisionit të Kuvendit të Kosovës, për Bujqësi, Pylltari dhe Planifikim Hapësinor, z.Sali Zyba, ngriti shqetësimin e mosfunksionimit të te gjitha hallkave në zinxhirin e institucioneve.
Tema të tjera të diskutuara ishin: roli i shoqërisë civile në mbrojtjen e mjedisit, roli i prokurorisë në parandalimin e problemeve mjedisore, roli i Policisë së Kosovës në parandalimin e degradimit të mjedisit. Gjithashtu, edhe nga ana e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë u paraqiten veprimet e ndërmarra nga kjo ministri në drejtim të ushtrimit të kompetencave ligjore.
Kjo tryezë u organizuar në Ditën Botërore të Mjedisit. Qëllimi i kësaj tryeze ishte që të vihet në pah rëndësia dhe bashkëpunimit i institucioneve në zbatimin e rekomandimeve adresuar institucioneve të nivelit qendror dhe nivelit lokal me qëllim të përmirësimit të gjendjes së mjedisit në vend. Në tryezë morën pjesë dhe shprehën opinionet e tyre, përfaqësues të Kuvendit të Kosovës, të Zyrës së BE-së në Kosovë, të organeve të drejtësisë, Policisë së Kosovës, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, institucioneve tjera të nivelit qendror dhe lokal, të Organizatave Ndërkombëtare në vend si dhe përfaqësues nga shoqëria civile.
Të gjithë të pranishmit, u pajtuan që për të pasur një mjedis më të shëndetshëm, nevojitet një mobilizim, bashkëpunim dhe koordinim i mirëfilltë i të gjithë dikasterëve institucional, shoqërisë civile dhe qytetareve.

Aktivitete të ngjashme, ku fëmijët mësojnë për rëndësinë e auditimit duke festuar, tashmë janë bërë tradicionale nga ZKA. Ky aktivitet njëditor i organizuar, përveç argëtimit, iu ka mundësuar fëmijëve për tu njohur me botën dhe natyrën e të punuarit. Këto aktivitete shërbejnë edhe si një mundësi e mirë për prindërit për të nisur fillimet e diskutimeve për vlerat e punës, ndërsa institucionit iu ka mundësuar që të ndajnë njohurit, praktikat e mira dhe shkathtësitë përkatëse që kërkohen në vendin e punës.
Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve mbështetet nga konventa ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve dhe u kushtohet të gjithë fëmijëve, ku në mbarë botën festohet me aktivitete të ndryshme që kanë për qëllim të vënë në vëmendje rritjen e vetëdijesimit për mirëqenien e fëmijëve, respektimin e te drejtave të tyre, pa dallim moshe apo kombësie.
Aktivitete me qëllim të promovimi të rëndësisë së veprimtarisë audituese do të organizohen në vazhdimësi në mënyrë që të sensibilizohet publiku për nevojën e përmirësimeve në administratën publike.

Z. Driton Selmanaj, kryetar i Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike (KMFP), ka vlerësuar lartë punën e ZKA-së, dhe ka falënderuar Auditorin e Përgjithshëm për gatishmërinë dhe përkushtimin për t’iu përgjigjur gjithmonë këtij komisioni.
Po ashtu, anëtarët e komisionit kanë përgëzuar Auditorin e Përgjithshëm për punën dhe raportet profesionale të ZKA-së. Në këtë takim janë diskutuar edhe çështje tjera me interes si mundësia e rritjes së numrit të auditimeve të performancës dhe ndërmarrjeve publike, rritja e adresimit të rekomandimeve si dhe shqyrtimi i kërkesave për auditime të veçanta që vijnë nga Kuvendi.
Të gjithë deputet pjesëmarrës në diskutim kanë nënvizuar rëndësinë e pavarësisë institucionale të Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe trajtimin me dinjitet të personelit profesional të angazhuar, përmes financimit të edukimit profesional dhe lartësisë së kompensimit.

Në procesin e bashkëpunimit në mes të ZKA-së dhe komisioneve parlamentare, u vlerësua se në Kosovë ka një proces të vazhdueshëm dhe bashkëpunim të mirë mes ZKA-së dhe dy Komisioneve parlamentare, Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike dhe Komisionit për Buxhet dhe Financave. Me qëllim të rritjes së llogaridhënies në sektorin publik dhe rritjes së ndikimit të raporteve të auditimit, u diskutua lidhur me mënyrën e analizimit të raporteve te auditimit nga Parlamenti dhe aplikimin e mekanizmit të përcjelljes së zbatimit të rekomandimeve të auditimit nga komisionet parlamentare.
Temat e tjera të diskutimit dhe shkëmbimit të përvojave në kuadër të konferencës lidhen me sfidat dhe zgjidhjet për llogaridhënien dhe fuqizimin e llogarisë financiare. Konferenca ka trajtuar ne mënyre te veçantë çështje që lidhen me pavarësinë e Institucioneve Supreme të Audimit, shqyrtimi i raporteve të auditimit, përcjellja e rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit, etj.
Në këtë konferencë nga ZKA, përveç Auditorit të Përgjithshëm pjesëmarrës ishin edhe Ndihmës Auditori i Përgjithshëm z. Naser Arllati, Saranda Husaj Baraliu dhe Violeta Smajlaj nga Departamenti për Komunikim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar në Auditim.