Konferenca Tematike Ndërkombëtare “Roli i Institucioneve Supreme të Auditimit në të mirë të qytetarëve”
Në vazhdën e aktiviteteve për shënimin e 20-vjetorit, Zyra Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës, të enjten mbajti Konferencën Tematike Ndërkombëtare “Roli i Institucioneve Supreme të Auditimit në të mirë të qytetarëve”. Pjesëmarrës në Konferencë ishin përfaqësues të lartë nga Institucionet Supreme të Auditimit nga Suedia, Portugalia, Turqia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Italia, Kroacia dhe Çekia. Po ashtu pjesëmarrës ishin edhe ish Auditorët e Përgjithshëm të Kosovës, përfaqësuesit e institucioneve publike të Kosovës, përfaqësues nga organizatave ndërkombëtare dhe donatorë.
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, hapi punimet e konferencës, duke falënderuar të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë aktivitet të rëndësishëm dhe bashkëpunimin e deritanishëm.
Ajo tha se përmes këtyre bashkëpunimeve, sigurohet konsistenca dhe krahasueshmëria e praktikave të auditimit dhe rritet cilësia e auditimeve.
“Auditimi është një proces sfidues, por pavarësisht vështirësive, ai sjell vlerë thelbësore që fondet publike të administrohen në dobi të qytetarëve e me këtë edhe rrit besimin e publikut në ata që i administrojnë fondet e besuara”, deklaroi znj. Spanca.
Për të siguruar që auditimet i shërbejnë interesave më të mira të qytetarëve, kemi ndërtuar një mekanizëm efektiv të dialogut si me komisionet parlamentare, shoqërinë civile dhe qytetarët.
Komunikimi dhe Bashkëpunimi i vazhdueshëm me palët e ndryshme të interesit konfirmojnë përkushtimin tonë të palëkundur për të rritur llogaridhënien dhe për të nxitur transparencën në Kosovës.
“Derisa festojmë këtë moment historik dhe mendojmë për rolin e Institucioneve Supreme të Auditimit kujtojmë se detyra jonë shtrihet përtej shqyrtimit të thjeshtë financiar. Ne jemi gardianët e llogaridhënies, transparencës dhe mbrojtësit e fondeve publike. Puna jonë ka një ndikim të thellë në jetët e miliona njerëzve dhe ne duhet të vazhdojmë të mbajmë standardet më të larta”, deklaroi Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca.
Auditorja e Përgjithshme e Suedisë, Helena Lindberg, tha se është e nderuar dhe krenare të jetë në shënimin e 20-vjetorit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës. Ajo tha se prej që ka marr mandatin e Auditorës së Përgjithshme në vitin 2016 ka pasur mundësinë të ndjek zhvillimin e vazhdueshëm të ZKA-së drejt një institucioni të besueshëm i cili kryen auditime të cilësisë së lartë dhe kontribuon në transparencën dhe llogaridhënien në shoqërinë e Kosovës.
Presidenti i Gjykatës Portugeze të Auditimit, Jose F.F Tavares, tha se ky përvjetor është shumë i rëndësishëm dhe Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës ka një të ardhme të madhe. Ai tha se ZKA-ja është një institucion i fortë dhe i besueshëm. Tavares, përgëzojë ZKA-në për punën e deritanishme dhe 20-vjetorin e themelimit.
Anëtari i Senatit të Institucionit Shtetëror të Auditimit të Malit të Zi, Milan Dabović, uroj ZKA-në për shënimin e këtij përvjetori jubilar duke thënë se puna e suksesshme duhet të vazhdoj edhe në të ardhmen.
Edhe Auditor i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gene L Dodaro, përmes një video-mesazhi e uroi ZKA-në dhe Kosovën për këtë përvjetor dhe arritjet e deritanishme. Dodaro tha se edhe në të ardhmen bashkëpunimi me ZKA-në nuk do të mungojë.
Po ashtu edhe Drejtori i Përgjithshëm i Iniciativës për Zhvillim Einar Gorrissen përmes një video mesazhi uroi ZKA-në për 20-vjetorin e themelimit dhe vlerësoj se angazhimi i ZKA-së në iniciativat ndërkombëtare tregon për maturinë e arritur të institucionit.
Konferenca tematike “Roli i Institucioneve Supreme të Auditimit në të mirë të qytetarëve” zhvilloi punimet në dy panele.
Në panelin e parë u diskutua për temën “Ndikimi i auditimit në përmirësimin e menaxhimit të financave publike” nga panelistët: Bezad Halilaj – Zëvendës Auditor i Përgjithshëm i Kosovës, Jose F.F Tavares – President i Gjykatës Portugeze të Auditimit, Daniel Reisigle – Anëtari i Bordit, Zyra e Lartë e Auditimit e Republikës Çeke, Eşref Edip Çiçekli – Udhëheqësi i Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Gjykatën Turke të Llogarive, dhe Qeram Cibaku – Drejtor Departamenti në Kontrollin e Lartë të Shtetit të Shqipërisë dhe u moderua nga Alastair Swarbrick – Këshilltar i Lartë për Politika dhe ish Auditor i Përgjithshëm në Ishujt Kajman.
Në panelin e dytë u diskutua për temën “Përfitimet e dixhitalizimit dhe Auditimi i Teknologjisë së Informacionit” nga panelistët: Helena Lindberg – Auditorja e Përgjithshme e Suedisë, Inguna Sudraba – Eksperte e SIGMA-s dhe ish Auditore e Përgjithshme e Republikës së Letonisë, Nysret Koca – U.D Drejtori i Thesarit, Vlora Nushi – Udhëheqëse e Zyrës së UN Women në Kosovë, Erald Kojku – Auditori Senior në Kontrollin e Lartë të Shtetit të Shqipërisë, si dhe Myrvete Gashi-Morina – Ndihmës Auditore e Përgjithshme e Kosovës i moderuar nga Valon Canhasi – Udhëheqësi i Agjencisë së Rrjeteve Sociale “Hallakate”.













Programi PESA-P ka për qëllim ofrimin e mundësive të zhvillimit të aftësive profesionale dhe të menaxhimit, për të mbështetur zbatimin e plotë të Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit në punën e përditshme në Institucionet Supreme të Auditimit. Kjo mundëson ngritjen e aftësive në menaxhimin e zhvillimit profesional dhe të planit zhvillimor të auditorëve në ZKA. Auditorët e certifikuar nga IDI janë ftuar të jenë pjesë e programeve të IDI për zhvillim profesional.
Në kuadër të këtij programi pjesëmarrësit ndoqën aktivitete të detyrueshme, duke përfshirë edukimin dixhital të zhvillimit profesional të mbikëqyrur nga trajnerët. Pjesëmarrësit i janë nënshtruar procesit rigoroz të vlerësimit dhe certifikimit.
Certifikata lëshohet nga Iniciativa për Zhvillim INTOSAI (IDI), organizatë ndërkombëtare me mandat të mbështetjes së Institucioneve Supreme të Auditimit (ISA) në vendet në zhvillim për të ngritur në mënyrë të qëndrueshme performancën dhe kapacitetin e tyre. Aktualisht ky program po ndiqet edhe nga disa auditorë nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës.



Punonjësit e ZKA-së ndoqën edhe trajnimet mbi Identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve nëpërmjet njohjes së entitetit dhe mjedisit të tij, Procesi i Auditimit në ZKA, Korniza Ligjore në ZKA, Auditimet Investigative dhe Barazia gjinore dhe fuqizimi i grave nga perspektiva e auditimit. Trajnimet vazhdojnë të mbahen me sukses edhe gjatë kësaj jave mbi temat: Punëtoria praktike hyrëse për Auditimin e Pajtueshmërisë, nën udhëheqjen e ekpertëve nga KPMG, Lidershipi dhe aftësitë e buta, si dhe Trajnimi për auditorët e performancës, udhëhequr nga ekspertët dhe trajnerët nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë në kuadër të projektit të bashkëpunimit bilateral “Bashkëpunimi për Zhvillim Institucional me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës 2020-2023”. 
Ndërsa deri në fund të muajit shtator punonjësit e ZKA-së do t’i ndjekin edhe trajnimet e tjera të planifikuara, siç janë: Vlerësimi i gabimit, Mostrimi në auditimin financiar dhe të pajtueshmërisë, Përdorimi i punës së Auditimit të brendshëm SNISA 610, Zhvillimi i njohurive tek procedurat substanciale edhe të pajutueshmërisë/programet e komponentëve sa i përket përshkrimit të procedurave të testeve dhe qëllimin e testeve, Korniza e Deklaratave Profesionale të Auditimit dhe ndryshimet, Procesi i auditimit në softuerin SITA, Prezantimi i Planit Kontabël të Përditësuar dhe Udhëzuesit e Planit Kontabël, Prezantimi i rezultateve të vetëvlerësimit të performancës së ZKA - SAI PMF, Sfidat gjatë procesit të auditimit në SITA, si dhe Aktivitetet e para angazhimit - Vlerësimi i pranueshmërisë së Kornizës së Raportimit Financiar të zbatueshme. 




