Përfaqësuesit e ZKA-së morën pjesë në konferencën ndërkombëtare shkencore dhe praktike të INTOSAI-t
Organizata Ndërkombëtare e Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI) me 21 dhe 22 prill mbajti konferencën ndërkombëtare shkencore dhe praktike. Për shkak të pandemisë Covid 19 konferenca u mbajt në platformën online.
Punimet e kësaj konference janë ndjekur edhe nga përfaqësuesit e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës, ku janë diskutuar tema të ndryshme për praktikat e auditimit në sektorin publik, kryesisht përgjatë situatës aktuale të pandemisë.
Në ditën e parë të konferencës tema kryesore e diskutimit ka qenë “Auditimi në sektorin publik dhe përparimi i praktikave të qeverisjes gjatë dhe pas emergjencës”. Më pas në kuadër të kësaj teme diskutimi i pjesëmarrësve ka vazhduar me shpalosjen e praktikave të Institucioneve Supreme të Auditimit lidhur me “Auditimi i kujdesit shëndetësor dhe kujdesit shoqëror: mjete të reja për komunitetin e INTOSAI-t”; Prokurimi publik dhe risitë në auditim: Zgjidhje të reja për probleme të vjetra; si dhe “Gjithëpërfshirja: objektivi i auditimit ose kriteret e auditimit”.
Ndërsa në ditën e dytë konferenca shkencore e INTOSAI-t ka vazhduar punimet me temën “Mësimi online: Normë e re, apo zgjidhje e përkohshme?”; për të vazhduar më tutje diskutimet për “Auditimi strategjik”; “Analitika e të dhënave në punën e ISA-ve”; “Hapja (transparenca) e ISA-së; si dhe “Auditimi i synimeve për zhvillim të qëndrueshëm (SZhQ)”.





Më tutje ligjvënësit u njoftuan edhe me nevojën e ndryshimit të Ligjit për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit, në mënyrë që auditimet të përzgjidhen duke vlerësuar shkallën e rrezikut për paranë publike. Këto ndryshime do të ndikonin në rritjen e numrit të auditimeve të Ndërmarrjeve Publike dhe auditimeve të performancës.
Kryetarja e KMFP-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se informata e prezantuara nga përfaqësuesit e Zyrës Kombëtare të Auditimit janë mjaftë të vlefshme për punën e Komisionit për Financa Publike i cili merret me shqyrtimin e raporteve të auditimit. Bajrami ka deklaruar se përmes shqyrtimit të raporteve të auditimit të organizatave buxhetore në KMFP, Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon rritjen e përgjegjësisë llogaridhënëse nga institucionet e audituara në mënyrë që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për zbatimin e rekomandimeve dhe adresimin e mangësive të raportuara.
Anëtarët e KMFP-së u interesuan që të dinë nëse ZKA-ja do të mund ta përmbush planin auditues 2020/2021 për shkak të pandemisë Covid 19 sipas dinamikës së paraparë në mënyrë që të bëhen harmonizimet e nevojshme për planin e punës së Komisionit.
Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, kanë vlerësuar punën e Zyrës Kombëtare të Auditimit duke shprehur gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në mënyrë që rezultatet e auditimit të përmirësojnë qeverisjen në vend dhe shërbimet ndaj qytetarëve.
Në kuadër të Kongresit të XI të EUROSAI-t është prezantuar Raporti i Aktiviteteve 2017 -2021 i Sekretariatit të EUROSAIT, pasqyrat financiare si dhe raporti i buxhetit të organizatës.
Ndërsa, kanë kaluar në votim dhe janë zgjedhur: Institucioni Suprem i Auditimit të Izraelit është zgjedhur që të marrë Presidencën në vitin 2024 pas Çekisë, Zyra Kombëtare e Auditimit të Britanisë së Madhe dhe Institucioni Suprem i Auditimit të Lituanisë janë zgjedhur anëtarë të rinj të Bordit Drejtues të EUROSAIT, ndërsa Institucioni Suprem i Kroacisë dhe ai i Bullgarisë janë zgjedhur auditorë të jashtëm të EUROSAI-t.
Gjithashtu janë prezantuar raportet e punës nga grupet punuese dhe task forcat siç janë: Grupi Punues për Teknologjinë e Informacionit; Grupit Punues për Auditimet e Mjedisit; Grupi Punues për Auditimin e Fondeve për Fatkeqësi dhe Katastrofa; Task Forca për Auditimin e Komunave si dhe Task Forca për Auditim dhe Etikë.










Krerët e të dyja institucioneve kanë shprehur gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin bilateral, përmes planit konkret të aktiviteteve për përmbushjen e marrëveshjes së bashkëpunimit të arritur në vitin 2018. Në takim vëmendje e veçantë i është kushtuar aktiviteteve dhe vendimeve të Institucioneve Supreme të Auditimit të Turqisë dhe Kosovës, si reagim ndaj pandemisë Covid-19, me ç' rast palët shpalosën detaje lidhur me auditimet për Covid-19.
Tutje, zyrtarë të lartë dhe auditorë, kanë prezantuar përvojat e Gjykatës Turke të Llogarive në kontrollin dhe sigurimin e cilësisë në pajtim me Standardet; përvojat në auditimin e TI-së; përvojat në sistemin e menaxhimit të auditimit si dhe përvojat në sistemin për analizimin e të dhënave. Ndërsa, delegacioni kosovar, ka shpalosur arritjet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, përfshirë këtu përmbushjen e misionit kushtetues e ligjor, forcimin e kapacitetit institucional dhe zhvillimin e marrëdhënieve të mira me palët e jashtme. Po ashtu, është biseduar edhe për zhvillimet e fundit në përditësimin e metodologjisë së auditimit si dhe vënien në përdorim të sistemit elektronik të auditimit, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe transparencës në procesin e auditimit.


