Kthehu te lista
30 Shtator 2021

Zyra Kombëtare e Auditimit dhe UNDP dakordohen për bashkëpunim të mëtejshëm në luftën kundër korrupsionit

Takimi me UNDP

Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, së bashku me Drejtorin e  Departamentit  për Çështje Juridike dhe Kundër Mashtrimeve, Safet Berisha, kanë pritur në takim përfaqësuesit nga Projekti SAEK III në kuadër të UNDP-së në Kosovë, Dardan Koçani dhe Rrezearta Reka dhe Albert Avdiu.

Znj. Spanca ka informuar të pranishmit lidhur me mandatin dhe punën e ZKA-së, me theks të veçantë në bashkëpunimin e Zyrës Kombëtare të Auditimit me organet e drejtësisë dhe organizmat përkatëse për luftimin e mashtrimit dhe korrupsionit siç janë Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Agjencia Kundër Korrupsionit, dhe Policia e Kosovës. Në këtë aspekt, Auditorja e Përgjithshme ka vlerësuar lartë përkrahjen e vazhdueshme që ZKA-ja ka pasur nga USAID-i në ngritjen e kapaciteteve për identifikimin dhe vlerësimin profesional të rasteve të mundshme të mashtrimit të hasura gjatë procesit të auditimit.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit nga zyra e UNDP-së, e kanë uruar znj. Spanca për marrjen e detyrës si dhe e kanë njoftuar lidhur me asistencën teknike që ofron projekti SAEK III në luftën kundër korrupsionit.

Në këtë takim, palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtejshëm dhe përkrahjen e ZKA-së në forcimin dhe koordinimin e bashkëpunimit me Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, ofrimin e trajnimeve me interes për ZKA-në si dhe organizimin e tryezave të përbashkëta me qëllim të rritjes së ndikimit për menaxhim me të mirë të financave publike.

Të ngjashme