Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, dhe Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj kanë takuar të premten përfaqësuesit e projektit të DEMOS-it, Ertan Munoglu, Menaxher i Projektit, Ilire Daija Buza, Menaxhere e lartë e ndërhyrjes dhe Drilon Shala, Menaxher i lartë i ndërhyrjes.
Takimi kishte për qëllim formësimin e vazhdimit të bashkëpunimit në mes të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) dhe zbatimin e projektit të ri katër vjeçar të DEMOS-it.
Përfaqësuesit e DEMOS-it prezantuan objektivat e projektit të ri dhe fokusuan diskutimin në kushtin minimal të Grantit të Performancës Komunale që ndërlidhet me opinionet e auditimit të dhëna nga ZKA-ja për komunat e Kosovës, auditimet sociale dhe auditimin e veçantë për grantet.
Auditorja e Përgjithshme znj. Spanca, duke theksuar rëndësinë e madhe që ka ky projekt për të ndihmuar komunat në përmirësimin e menaxhimit të financave publike, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies si dhe avancimin e qeverisjes lokale, ka ofruar bashkëpunimin e nevojshëm të saj dhe të ZKA-së për të mbështetur dhe lehtësuar zbatimin e këtij projekti.
Pjesëmarrësit u dakorduan që në vazhdën e aktiviteteve të këtij projekti të krijohen grupe punuese të përbashkëta të cilët përmes takimeve, punëtorive dhe formave tjera do të kontribuojnë dhe lehtësojnë procesin e përmbushjes së objektivave të këtij projekti.
Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, e shoqëruar nga Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, deputetja e Parlamentit të Suedisë, Mia Sydow Mölleby, ish-deputetja e ...
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) të mërkurën ka mbajtur punëtorinë “Rritja e ndikimit të auditimit përmes zbatimit të rekomandimeve”. Përveç drejtuesve të ZKA-së në punëtori kanë ...
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar raportin e auditimit të performancës “Prokurimi në Korporatën Energjetike të Kosovës”. Ky auditim përfshin periudhën 2018-2020 dhe ka pasur ...
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar raportin e auditimit të performancës “Vlerësimi i nxënësve në testet kombëtare dhe ndërkombëtare”. Ky auditim përfshin periudhën ...