Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka pritur sot në takim Zëvendës Drejtorin e Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje të USAID-it, Jamie Evans Butler, për të diskutuar modalitetet e bashkëpunimit në mes të ZKA-së dhe USAID-it përmes zbatimit të projektit të ri nga USAID “Integriteti i Komunave të Kosovës”.
Fillimisht Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e deritanishëm të ZKA-së me USAID-in, si dhe ka shprehur përkushtimin e saj për avancimin e këtij bashkëpunimi në kuadër të projektit të ri.
Në veçanti znj. Spanca, ka përmendur bashkëpunimin e shkëlqyer në mes të dy organizatave në kuadër të projektit “Komuna transparente, efektive dhe llogaridhënëse” përmes të cilit ZKA-ja ka përfituar shumë në fushën e prokurimit publik dhe të performancës.
“Një përfitim i cili i ka shtuar vlerë institucionit tonë është ndihma që kemi marrë nga USAID-i në themelimin e njësisë kundër mashtrimit, ofrimin e trajnimeve në fushën e mashtrimit dhe korrupsionit që kanë ndikuar në avancimin e kapaciteteve tona profesionale, si dhe hartimin e udhëzuesit kundër mashtrimit. ZKA, përmes kësaj njësie bën filtrimin shtesë të rezultateve të auditimit duke selektuar çështjet me elemente të mashtrimit dhe duke i dërguar tek Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit. Ndërlidhur më këtë, deri më tani janë raportuar mbi 193 raste të tilla”, ka deklaruar Auditorja e Përgjithshme.
Sa i përket projektit të ri nga USAID “Integriteti i Komunave të Kosovës” Auditorja e Përgjithshme ka theksuar se është një mundësi për përmirësimin e qeverisjes dhe menaxhimit financiar në institucionet e pushtetit lokal.
Ky projekt ka për qellim që të nxisë: angazhimin e agjencive të qeverisë qendrore në mbikëqyrjen më efektive të financave publike dhe llogaridhënies; angazhimin e komunave për planifikim buxhetor, prokurim publik dhe menaxhim të kontratave; aplikimin e praktikave të mira që ofrojnë një auditim të brendshëm llogaridhënës; si dhe angazhimin e shoqërisë civile, sektorit privat dhe mediave për përmirësimin e integritetit në sektorin publik dhe privat në prokurimin publik.
Të pranishëm në këtë takim bashkë më Auditoren e Përgjithshme kanë qenë edhe Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, dhe u.d i Ndihmës Auditorit të Përgjithshëm, Zukë Zuka, ndërsa nga USAID-i, Jeton Cana menaxher i projektit, Aferdita Mekuli u.d i drejtorit të projektit “Integriteti i Komunave të Kosovës” dhe Ruzhdi Zeqiri udhëheqësi i objektives së parë të projektit.
Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, e shoqëruar nga Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, deputetja e Parlamentit të Suedisë, Mia Sydow Mölleby, ish-deputetja e ...
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) të mërkurën ka mbajtur punëtorinë “Rritja e ndikimit të auditimit përmes zbatimit të rekomandimeve”. Përveç drejtuesve të ZKA-së në punëtori kanë ...
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar raportin e auditimit të performancës “Prokurimi në Korporatën Energjetike të Kosovës”. Ky auditim përfshin periudhën 2018-2020 dhe ka pasur ...
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar raportin e auditimit të performancës “Vlerësimi i nxënësve në testet kombëtare dhe ndërkombëtare”. Ky auditim përfshin periudhën ...