Kthehu te lista
15 Shtator 2021

Vazhdon bashkëpunimi në mes të ZKA-së dhe USAID TEAM

USAID TEAM 2

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca dhe Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Ilir Salihu, kanë pritur në takim përfaqësuesin e USAID-it, Jeton Cana dhe ata të projektit  TEAM (Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse), Aferdita Mekuli dhe Ruzhdi Zeqiri, me të cilët kanë diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka falënderuar përfaqësuesit e USAID/ TEAM për angazhimin e deritanishëm, duke shprehur gatishmërinë e saj për të vazhduar bashkëpunimin përmes projekteve të cilat në fushëveprimin e tyre kanë aktivitete që ndërlidhen me mandatin e ZKA-së, qoftë si përfituese e drejtpërdrejtë apo si kontribuuese në aktivitetet që promovojnë punën audituese dhe rrisin ndikimin e auditimit të jashtëm në përmirësimin e menaxhimit në administratën publike.

Deri më tani USAID TEAM ka përkrahur ZKA-në për forcimin e kapaciteteve në identifikimin e rasteve potenciale për mashtrim; në trajnimin e personelit auditues të ZKA-së për identifikimin dhe raportimin e rasteve të mashtrimit; në procesin e zhvillimit të softuerit për menaxhimin e auditimit; si dhe në prioritizimin e sektorëve dhe përzgjedhjen e temave të auditimeve të performancës.

 

Të ngjashme