Kthehu te lista
02 Shtator 2021

SIGMA përgëzon Auditoren e Përgjithshme për marrjen e detyrës së re

Urimi nga SIGMA

Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, ka pranuar letër urimi edhe nga Iniciativa e përbashkët e OECD dhe Bashkimit Evropian SIGMA.

Nëpërmjet këtij urimi SIGMA ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës për zhvillimin e kapaciteteve dhe forcimin e qeverisjes publike.

“Siç jeni në dijeni SIGMA është një nismë e përbashkët e OECD dhe Bashkimit Evropian (BE) mbështetja e administratave dhe institucioneve në anëtarësimin në BE dhe vendet fqinje në forcimin e qeverisjes publike, përmes ngritjes së kapaciteteve të sektorit publik. Për disa vite kemi punuar dhe mbështetur institucionet supreme të auditimit në rajon në zhvillimin e kapaciteteve të tyre. Do të doja t’ju uroja përsëri gjithë të mirat në rolin tuaj të ri dhe mezi pres më tej zhvillimin e marrëdhënieve midis institucioneve tona”, është thënë në letrën e urimit të dërguar nga SIGMA.

Të ngjashme