Kthehu te lista
07 Shtator 2021

Presidenti i Gjykatës së Auditorëve të Luksemburgut uron Auditoren e Përgjithshme

Urimi nga Luksemburgu

Në rrjedhën e urimeve për emërimin në pozitën e Auditores së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, znj. Vlora Spanca ka pranuar letër urimi edhe nga Presidenti i Gjykatës së Auditorëve të Luksemburgut, Marc Gengler.

Duke i dëshiruar suksese homologes së tij në udhëheqjen e Zyrës Kombëtare të Auditimit, Gengler, është zotuar se do të angazhohet për të krijuar marrëdhënie të mirë midis dy institucioneve të auditimit.

“Në emër të anëtarëve të Gjykatës së Auditorëve të Luksemburgut, do të doja të shpreh urimet e mia të sinqerta dhe urimet e mia më të mira për sukses në ushtrimin e këtij funksioni të rëndësishëm. Ne do të angazhohemi për të krijuar një marrëdhënie të mirë midis dy institucioneve tona të auditimit”, është theksuar në urimin e Presidentit të Gjykatës së Auditorëve të Luksemburgut, Marc Gengler.

Të ngjashme