Kthehu te lista
03 Shtator 2021

Presidenti i Gjykatës Evropiane të Auditorëve (ECA) uron Auditoren e Përgjithshme të Kosovës, pret vazhdim të bashkëpunimit me ZKA-në

Urimi ECA

Presidenti i Gjykatës Evropiane të Auditorëve (ECA), Klaus-Heiner Lehne, i ka dërguar letër urimi Auditores së Përgjithshme të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, presidenti i ECA-së ka shprehur gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës.

“Në emrin tim dhe në emër të anëtarëve të Gjykatës Evropiane të Auditorëve pranoni urimet e sinqerta për emërimin tuaj dhe ju uroj çdo sukses në zbatimin e detyrave tuaja. Pres që të vazhdoj bashkëpunimi i frytshëm midis institucioneve tona, veçanërisht në kuadër të INTOSAI-t, EUROSAI-t dhe Rrjetit të Institucioneve Supreme të Auditimit të vendeve kandidate dhe kandidatëve të mundshëm, dhe shpresoj të kem mundësinë të takohemi së shpejti”, është thënë në letrën e urimit të Presidentit të Gjykatës Evropiane të Auditorëve.

Të ngjashme