Kthehu te lista
20 Dhjetor 2021

Përfaqësueset e ZKA-së morën pjesë në punëtorinë rajonale “Auditimi i barazisë gjinore në Ballkani Perëndimor”

Punetoria rajonale

Drejtoresha e Departamentit të Auditimit të Performancës në ZKA, Ariana Gjonbalaj dhe zyrtarja për barazi gjinore Shqipe Hetemi kanë marrë pjesë të premten në punëtorinë rajonale “Auditimi i barazisë gjinore në Ballkani Perëndimor” të organizuar nga UN Women.

Qëllimi i kësaj punëtorie ka qenë që ekspertët dhe përfaqësuesit e Institucioneve Supreme të Auditimit të rajonit t’i shkëmbejnë pikëpamjet, përvojën dhe ekspertizën e tyre mbi mjetet dhe teknikat e auditimit të barazisë gjinore brenda kontekstit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor.

Me këtë rast është thënë se UN Women dhe partnerët e saj po zbatojnë një sërë aktivitetesh për të mbështetur Institucionet Supreme të Auditimit në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut që të integrojnë perspektiven gjinore në auditim.

Të pranishmit kanë vlerësuar se Institucionet Supreme të Auditimit janë akter të rëndësishëm për sa i përket auditimit të të ardhurave dhe shpenzimeve të qeverisë me qëllim shqyrtimin e ndikimit të tyre gjinor. Po ashtu është theksuar se puna që është duke u bërë ndikon në rritjen e kapaciteteve të  Institucioneve Supreme të Auditimit për barazi gjinore.

Në kuadër të kësaj punëtorie është bërë edhe prezantimi i Udhëzuesit praktik për auditimin e barazisë gjinore në Ballkanin Perëndimor, i cili përmban një sërë mjetesh, teknikash dhe udhëzimesh për auditimin e barazisë gjinore si dhe ofron shembuj të praktikave të mira.

Të ngjashme