Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit të Republikës së Shqipërisë, Arben Shehu, ka uruar Auditoren e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, me rastin e marrjes së detyrës.
Në letrën e urimit dërguar homologes së tij, kryetari i KLSH-së ka shprehur përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në zbatimin e objektivave të përbashkëta, që kanë të bëjnë me qeverisjen e mirë të financave publike dhe përmirësimin e vazhdueshëm të shpenzimit të fondeve publike.
“Shpreh gatishmërinë time për intensifikimin dhe rritjen cilësore të bashkëpunimit midis dy institucioneve tona në fushat me interes të përbashkët edhe në të ardhmen. Duke ju uruar suksese të mëtejshme ju përcjell urimet më të mira”, është theksuar në letrën e urimit të kryetarit Shehu.
Po ashtu kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit të Republikës së Shqipërisë, Arben Shehu ka bërë me dije se është i gatshëm për realizimin e një takimi me Auditoren e Përgjithshme Vlora Spanca për të diskutuar në terma konkrete për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve.
KLSH-ja dhe ZKA-ja kanë marrëveshje bilaterale të bashkëpunimit që nga viti 2012. Në kuadër të kësaj Marrëveshje janë mbajtur trajnime dhe punëtori të ndryshme duke shkëmbyer pikëpamjet, metodat dhe përvojat e punës me qëllim të ngritjes së mëtejme të kapaciteteve profesionale në fusha të ndryshme të auditimit.
Ferizaj ka qenë komuna e radhës ku të mërkurën është mbajtur debati për gjetjet dhe rekomandimet e Auditorit të Përgjithshëm. Të pranishëm në debat kanë qenë nënkryetari i komunës, ...
Zhvillimi i vazhdueshëm i kapaciteteve profesionale është domosdoshmëri dhe prioritet i Zyrës Kombëtare të Auditimit. Synimi për të ndikuar në rritjen e përgjegjësisë institucionale që ...
Në rrjedhën e urimeve për emërimin në pozitën e Auditores së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, znj. Vlora Spanca ka pranuar letër urimi edhe nga Presidenti i Gjykatës së ...
Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Latvisë, Rolands Irklis, ka përgëzuar Auditoren e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, për marrjen e detyrës në udhëheqjen e ...