Kthehu te lista
28 Maj 2021

Institucionet Supreme të Auditimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor avancojnë njohuritë për sigurimin dhe kontrollin e cilësisë në auditim

Punetoria me snao 1

Në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë për Institucionet Supreme të Auditimit në Ballkanin Perëndimor gjatë kësaj jave përfaqësuesit e Institucioneve Supreme të Auditimit nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina kanë ndjekur punëtorinë e  fundit të seminarit lidhur me sigurimin dhe kontrollin e cilësisë në auditim.

Kjo punëtorie që ishte e treta më radhë kishte për synim sqarimet e mëtejshme sesi një Institucion Suprem i Auditimit mund të forcojë kapacitetin e tij përmes një përqendrimi sistematik në çështjet e cilësisë në organizatë. Me këtë rast është bërë një përmbledhje e ndryshimeve midis kontrollit të cilësisë dhe sigurimit të cilësisë.

Pjesëmarrësit nga tri Institucionet Supreme të Auditimit kanë biseduar për  një strategji të mundshme se si të vazhdojnë zhvillimin dhe adresimin e çështjeve në lidhje me kontrollin dhe sigurimin e cilësisë në organizatat përkatëse.

Seminari për sigurimin e cilësisë dhe kontrollin e cilësisë i organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë ishte i ndarë në tri punëtori, punëtoria e parë u mbajt në Sarajevë në vitin 2019, ndërsa për shkak të pandemisë, punëtoria e dytë dhe e tretë janë mbajtur online, përmes platformës Zoom.

Të ngjashme