Kthehu te lista
17 Shtator 2021

Homologët nga Gjermania dhe Meksika urojnë Auditoren e Përgjithshme të Kosovës

PostimUrimi_gjermani_meksika-01

Presidenti i Institucionit Suprem të Auditimit të Gjermanisë, Kay Scheller, si dhe Auditori i Përgjithshëm i Meksikës, Lic. David Rogelio Colmenares Páramo, kanë uruar Auditoren e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, për marrjen e detyrës në menaxhimin e Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Ata kanë vlerësuar përvojën e deritanishme të znj. Spanca në auditimet financiare dhe të performancës si dhe kanë theksuar rëndësinë për shkëmbimin e ideve dhe përvojave të harmonizuara me misionin dhe vizionin e EUROSAI-t dhe INTOSAl-t.

Përmes letrave të veçanta dërguar homologes së tyre, Presidenti i Institucionit Suprem të Auditimit të Gjermanisë dhe Auditori i Përgjithshëm i Meksikës, kanë bërë me dije se do të vazhdojnë bashkëpunimin me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës, në veçanti  në kuadër të EUROSAI-t dhe INTOSAI-t për të ndihmuar në promovimin e auditimit të qeverisë dhe llogaridhënies së sektorit publik në komunitetin ndërkombëtar të auditimit.

Të ngjashme