Kthehu te lista
28 Shtator 2021

Bashkëpunimi në mes të Zyrës Kombëtare e Auditimit dhe Misionit të OSBE-së në Kosovë është me interes për palët

Takimi me OSBE

Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës Vlora Spanca, ka pritur në takim Drejtorin e Departamentit të Demokratizimit të OSBE-së, z. Childerik Schaapveld.

Në këtë takim, znj. Spanca e ka informuar z. Schaapveld për punën audituese dhe e ka falënderuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm që OSBE-ja ka pasur me ZKA-në. Nga ana tjetër, z. Schaapveld ka uruar dhe përgëzuar  znj. Spanca për marrjen e detyrës duke e konsideruar ZKA-në si një partner të vlefshëm për OSBE-në.

Për më tepër në takimin e sotëm u bisedua për rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit në mes të ZKA-së dhe OSBE-së në veçanti në zhvillimin e mëtutjeshëm të punës së ZKA-së me Kuvendin si dhe institucionet e qeverisjes lokale. Theks i veçantë iu dha rritjes së vetëdijesimit dhe të kuptuarit drejtë të rolit dhe mandatit të ZKA-së, rëndësinë e procesit të auditimit, si dhe rritjen e ndikimit për zbatimin e rekomandimeve të auditimit. Në kuadër të këtij bashkëpunimi synohet rritja e qeverisjes së mirë dhe transparencës.

Po ashtu, të dyja palët vlerësuan se është i nevojshëm shqyrtimi dhe plotësimi i kornizës ligjore për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit, me qëllim të harmonizimit me standardet ndërkombëtare të auditimit dhe për të mundësuar rritjen e numrit të auditimeve auditimeve të performancës dhe atyre të bazuara në rrezik.

Të ngjashme