Kthehu te lista
29 Tetor 2021

Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca zhvillon vizitë zyrtare në Kontrollin e Lartë të Shtetit të Republikës së Shqipërisë

Vizita e AP ne KLSH

Në datat 27 dhe 28 tetor 2021, Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca bashkë me delegacionin nga Zyra Kombëtare e Auditimit, Qerkin Morina, Emine Fazliu, Zukë Zuka dhe Ramadan Gashi kanë zhvilluar vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Me këtë rast delegacioni nga Kosova u pritë nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Arben Shehu, i cili falënderoi kolegët nga Kosova për vizitën e tyre, duke shprehur vullnetin e plotë për thellim të bashkëpunimit dhe të shkëmbimit të përvojave profesionale në mes të KLSH-së dhe ZKA-së.
Znj. Spanca nga ana e saj falënderoi kryetarin Shehu për mikpritjen dhe vlerësoi frymën pozitive të bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Në këtë takim u bisedua për veprimtarinë audituese mes dy institucioneve homologe, për menaxhimin e parasë publike nga ana e institucioneve të shtetit në të dyja vendet, me theks të veçantë për auditimin e përdorimit të fondeve publike për pandeminë Covid-19.

Gjithashtu nga ana e palës mikpritëse u trajtua edhe tematika mbi auditimin e fondeve të akorduara për ri-ndërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Kreret e të dyja institucioneve supreme të auditimit u zotuan që niveli i bashkpunimit të thellohet në shkembimin e përvojave dhe auditimeve të përbashkta në fusha të ndryshme me interes publik.

Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca e ftoi Kryetarin Shehu për një vizitë zyrtare në Zyren Kombëtare të Auditimit.

Të ngjashme