Kthehu te lista
23 Dhjetor 2021

Auditorja e Përgjithshme uron homologun maqedonas me rastin e 22-vjetorit të themelimit të Entit Shtetëror të Revizionit të Maqedonisë së Veriut

Urimi AP

Auditorja e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, i ka dërguar telegram urimi presidentit të Entit Shtetëror të Revizionit, Maksim Acevski, me rastin e 22-vjetorit të themelimit të këtij institucioni.

Znj. Spanca ka thënë se Enti Shtetëror i Revizionit ka bërë një udhëtim të mrekullueshëm gjatë këtyre viteve, duke u bërë një prej institucioneve më të besueshme në Maqedoninë e Veriut, falë angazhimit dhe punës profesionale.

Auditorja e Përgjithshme ka shprehur përkushtimin e saj për vazhdim të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, në arritjen e objektivave dhe rezultateve të mëtutjeshme.

“Në emrin tim dhe të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës ju shpreh urimet më të përzemërta për 22-vjetorin e themelimit dhe punës së suksesshme të Entit Shtetëror të Revizionit të Maqedonisë së Veriut. Dy institucionet tona kanë pasur bashkëpunim në vazhdimësi, dhe ky bashkëpunim është avancuar më tutje në vitin 2019 me nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes të Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe Entit Shtetëror të Revizionit të Maqedonisë së Veriut”, është thënë në urimin e Auditores së Përgjithshme Vlora Spanca dërguar homologut nga Maqedonia e Veriut.

Të ngjashme