Kthehu te lista
12 Janar 2022

Auditorja e Përgjithshme uron drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit për marrjen e detyrës, shpreh përkushtimin për thellim të bashkëpunimit ndërinstitucional

Urimi AP

Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, ka uruar drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK) Yll Buleshkaj për marrjen e detyrës së re, duke i dëshiruar suksese  në punë dhe realizim të objektivave gjatë mandatit të tij.

Me këtë rast, znj. Spanca ka shprehur përkushtimin e saj për avancimin e bashkëpunimit në mes të Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe Agjencisë Kundër Korrupsionit në fushat me interes të përbashkët.

“Me anë të kësaj shkrese  dua t’ju  shpreh përkushtimin  tim për thellim  të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve tona, në fushat me interes të përbashkët. Gjithashtu, ju shpreh vullnetin  tim për të zhvilluar  një takim pune, ku mund të bisedojmë  në terma konkret  bashkëpunimin tonë ndërinstitucional. Duke ju uruar suksese  të mëtejshme, Ju përcjell edhe një herë urimet  e mia më të mira”, është thënë në letrën e Auditores së Përgjithshme dërguar drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit.

 

Të ngjashme