Kthehu te lista
07 Shtator 2021

Auditorja e Përgjithshme urohet nga homologu i Latvisë

Urimi nga ISA e Latvisë

Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Latvisë, Rolands Irklis, ka përgëzuar Auditoren e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, për marrjen e detyrës në udhëheqjen e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës.

Homologu nga Latvia, duke u zotuar për vazhdim të bashkëpunimit, ka thënë se përvoja profesionale e znj. Spanca do të sigurojë zhvillimin e mëtejshëm të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës.

“Ne presim me padurim bashkëpunim të suksesshëm me Ju dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit, duke mbajtur komunikim për çështjet si në kuadër të INTOSAI-t dhe EUROSAI-t ashtu edhe në shkëmbimin e praktikave dhe përvojave të mira të auditimit në nivel bilateral që do të kontribuojnë në zhvillimin institucional të të dy Institucioneve Supreme të Auditimit. Ju mirëpres me mirësi në komunitetin e Drejtuesve të Institucioneve Supreme të Auditimit!”, është theksuar në letrën e urimit të Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Latvisë, Rolands Irklis.

Të ngjashme