Kthehu te lista
26 Tetor 2021

Auditorja e Përgjithshme takohet me përfaqësuesit e FMN-së, diskutojnë për aktivitetet e ZKA-së në veçanti për çështjet e identifikuara në auditimet e shpenzimeve për Covid 19

Takimi i AP me FMN

Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, ka mbajtur takim virtual me z. Gabriel Di Bella, shef i misionit të FMN-së në Kosovë dhe me përfaqësuesit tjerë të FMN-së pjesë e misionit konsultues, të cilët i ka informuar për rezultatet e auditimit të buxhetit të Kosovës për vitin 2020,  për planet e auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, për sezonin auditues 2020/21 si dhe për rezultatet e auditimit të shpenzimeve publike lidhur me menaxhimin e pandemisë Covid 19.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e FMN-së kanë shprehur interesim të veçante për çështjet e identifikuara në auditimin e performancës për pandeminë Covid 19, raport ky i cili pritet të publikohet së shpejti nga ZKA-ja.

Takimi është realizuar në kuadër të takimeve të rregullta që mbajnë FMN-ja dhe ZKA-ja me qëllim të konsultimit dhe koordinimit të nevojshëm për rritjen e  llogaridhënies dhe transparencës lidhur me menaxhimin e fondeve publike në Kosovë.

Të ngjashme