Kthehu te lista
24 Nëntor 2021

Auditorja e Përgjithshme i ka dërguar telegram ngushëllimi ambasadores të Maqedonisë së Veriut në Kosovë

Foto Telegrami

Pas aksidentit tragjik që ndodhi në Bullgari ku humben jetën 46 qytetarë shumica prej të cilëve shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca i ka dërguar telegram ngushëllimi Ambasadores së Maqedonisë së Veriut në Kosovë Shpresa Jusufi.

Nëpërmjet këtij telegrami znj. Spanca ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe të gjithë popullin e Republikës së Maqedonisë së Veriu, duke thënë se kjo ngjarje e rendë i ka tronditur të gjithë.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për aksidentin tragjik që ndodhi mëngjesin e së martës në Bullgari, ku humben jetën 46 qytetarë, shumica prej të cilëve shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo ngjarje e rëndë na ka tronditur të gjithëve. Në emrin tim dhe të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës pranoni ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe të gjithë popullin e Republikës së Maqedonisë së Veriu”, thuhet ndër të tjera në telegramin e ngushëllimit të Auditores së Përgjithshme Vlora Spanca dërguar Ambasadores së Maqedonisë së Veriut në Kosovë Shpresa Jusufi.

Të ngjashme