Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, e shoqëruar nga Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj dhe drejtoresha për Komunikim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Qëndresa Mulaj, sot kanë mbajtur takim me ekspertin nga Lituania, Rimantas Veckys, i cili është i angazhuar në kuadër të Projektit të BE-së për reformën në menaxhimin e financave publike, i zbatuar nga GIZ-i.
Z. Veckysi është i angazhuar për të mbështetur ekipin e Zyrës Kombëtare të Auditimit në zhvillimin e objektivave dhe prioriteteve strategjike të cilat do të jenë pjesë e Strategjisë Kombëtare për Menaxhimin e Financave Publike (2022-2026).
Gjatë këtij takimi është diskutuar për qasjen strategjike në menaxhimin e financave publike në Kosovë përkatësisht për objektivat dhe prioritetet strategjike të ZKA-së në kuadër të Strategjisë Kombëtare për Menaxhimin e Financave Publike.
Auditorja e Përgjithshme, znj. Spanca ka shprehur përkushtimin e saj dhe të bashkëpunëtorëve të ZKA-së për një bashkëpunim të vazhdueshëm dhe frytdhënës në dhënien e kontributit për vendosjen e objektivave afatgjata të kësaj fushe, si dhe realizimin e synimeve për një menaxhim më të mirë dhe të shendosh të parasë publike.
Nga ana tjetër eksperti Rimantas Veckys ka falënderuar Auditoren e Përgjithshme dhe përfaqësuesit tjerë të ZKA-së për pritjen duke e vlerësuar të rëndësishme mundësinë që të jap kontributin e tij në kuadër të këtij projekti. Veckys ka një përvojë disa vjeçare në vende të ndryshme përfshirë edhe ato të rajonit.
Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, e shoqëruar nga Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, deputetja e Parlamentit të Suedisë, Mia Sydow Mölleby, ish-deputetja e ...
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) të mërkurën ka mbajtur punëtorinë “Rritja e ndikimit të auditimit përmes zbatimit të rekomandimeve”. Përveç drejtuesve të ZKA-së në punëtori kanë ...
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar raportin e auditimit të performancës “Prokurimi në Korporatën Energjetike të Kosovës”. Ky auditim përfshin periudhën 2018-2020 dhe ka pasur ...
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar raportin e auditimit të performancës “Vlerësimi i nxënësve në testet kombëtare dhe ndërkombëtare”. Ky auditim përfshin periudhën ...