Kthehu te lista
06 Tetor 2021

Auditorja e Përgjithshme e vlerëson domethënës fillimin e zbatimit të platformës e-Mësimi për auditimin e prokurimit publik

Launching Video Tutorials for Auditors (10)

Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga USAID në bashkëpunim me KRPP-në, me rastin e fillimit të zbatimit të platformës e-Mësimi për auditimin e prokurimit publik.

Me këtë rast znj. Spanca, ka theksuar se proceset e prokurimit publik në Kosovë janë shumë të rëndësishme, marrë parasysh që pjesa dërmuese e buxhetit shpenzohet përmes këtyre proceseve. Ajo tha se në fokus të auditimeve të ZKA-së në vazhdimësi është fusha e prokurimit publik, dhe se po të zbatoheshin me kohë rekomandimet e auditimit, menaxhimi me paranë publike do të përmirësohej dukshëm.

Auditorja e Përgjithshme më tutje ka theksuar se mirëpret angazhimin e institucioneve të Kosovës dhe të partnerëve ndërkombëtar për përmirësimin e mëtejshëm në këtë fushë dhe se reformat që janë bërë viteve të fundit janë ndikojnë në forcimin e kontrollit dhe përmirësimit të procedurave të prokurimit publik.

Në veçanti znj. Spanca ka shprehur mirënjohje të veçantë për USAID – TEAM për përkrahjen e vazhdueshme dhe rolin e tyre domethënës në avancimin e prokurimit publik në Kosovë dhe rritjen e llogaridhënies dhe transparencës në këtë fushë.

 

Të ngjashme