Kthehu te lista
11 Nëntor 2021

Auditorja e Përgjithshme dhe Sindikata kanë në fokus shëndetin dhe mirëqenien e punonjësve të ZKA-së

Takimi i AP me sindikaten

Sot, Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca ka takuar përfaqësuesit e sapo zgjedhur të Kryesisë së Sindikatës së Punëtorëve të ZKA-së.

Me këtë rast, Spanca ka deklaruar përkushtimin e saj për të respektuar të drejtat dhe obligimet që dalin nga ligjet në fuqi dhe mbrojtjen e interesave të përbashkëta të Zyrës Kombëtare të Auditimit.  Në veçanti ajo ka theksuar interesimin e saj për ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së punonjësve të ZKA-së në situatën pandemike me virusin Covid-19.

Ernes Beka, Kryetar i Sindikatës së ZKA-së, në emrin e tij si dhe të anëtarësisë, ka falënderuar Auditoren e Përgjithshme për bashkëpunimin dhe gatishmërinë e saj për të ndërmarrë masat e duhura në të mirë të punonjësve të ZKA-së.

Gjatë takimit, përveç tjerash biseda u fokusua në gjetjen e mundësive për zgjidhjen e qëndrueshme për objektin e ZKA-së dhe të sigurimit të kushteve më të mira të punës për punonjësit, shqetësim ky i vazhdueshëm.

Palët u dakorduan se një dialog i vazhdueshëm mes tyre, i kontribuon avancimit të pozitës së punonjësve të ZKA-së, rrjedhimisht edhe ngritjes së cilësisë së punës audituese.

Të ngjashme