Kthehu te lista
12 Nëntor 2021

Auditorja e Përgjithshme dhe Komisionerja për Informim dhe Privatësi bien dakord për të rritur bashkëpunimin mes institucioneve që udhëheqin

Takimi i AP me Komisioneren per Informim dhe privatesi

Sot, Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca ka pritur në takim Komisioneren për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku.

Në këtë takim, Auditorja e Përgjithshme, e ka uruar znj. Sogojeva Dermaku, me rastin e zgjedhjes së saj si Komisionere për Informim dhe Privatësi, dhe ka vlerësuar se bashkëpunimi në mes të dy institucioneve që udhëheqin është i domosdoshëm.

Spanca më tutje e ka njoftuar Komisioneren rreth mandatit dhe rolit kushtetues të Zyrës Kombëtare të Auditimit, duke u përqendruar sidomos tek procesi i mbledhjes dhe trajtimit të  informatave për nevoja të auditimit.

Sogojeva Dermaku nga ana e saj, ka vlerësuar se rezultatet e punës audituese kanë një rol të pashmangshëm në rritjen e transparencës dhe informimit publik por njëkohësisht përmes rekomandimeve të auditimit edhe në rritjen e ndikimit tek institucionet publike për respektimin e normave ligjore sikurse janë ato për mbrojtjen e privatësisë por edhe për sigurimin e qasjes në dokumente publike.

Auditorja e Përgjithshme dhe Komisionerja për Informim dhe Privatësi u dakorduan që bashkëpunimi në mes të institucioneve që udhëheqin duhet të rritet për qëllime të interesit të përbashkët sidomos në aspektin e promovimit të transparencës dhe të drejtës për informim.

Në këtë takim morën pjesë edhe Safet Berisha, Drejtor i Departamentit për Çështje Juridike dhe Kundër Mashtrimit në ZKA dhe Loreta Salihu nga Agjencia për Informim dhe Privatësi.

Të ngjashme