Kthehu te lista
14 Shtator 2021

Auditorja e Përgjithshme dhe Avokati i Popullit zotohen për angazhim të përbashkët në adresimin e çështjeve me interes për vendin

AP AP

Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, ka pritur të martën në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelaj. Me këtë rast znj. Spanca ka vlerësuar punën e deritanishme të Institucionit të Avokatit të Popullit në avokimin për mbrojtjen, mbikëqyrjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive themelore në Kosovë.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka shprehur përkushtimin e saj për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe Institucionit të Avokatit të Popullit, me qëllim të adresimit të çështjeve me interes për vendin dhe shoqërinë.

Ndërsa Avokati i Popullit Naim Qelaj, ka përgëzuar Auditoren e Përgjithshme, Vlora Spanca për marrjen e detyrës së re, duke i dëshiruar suksese gjatë realizimit të mandatit në fuqizimin e llogaridhënies dhe transparencës në sektorin publik.

Me këtë rast z. Qelaj është zotuar se bashkëpunimi i mirë në mes të Institucionit të Avokatit të Popullit dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit do të vazhdojë edhe më tutje në funksion të respektimit të të drejtave të njeriut dhe forcimit të sundimit të ligjit.

 

Të ngjashme