Kthehu te lista
01 Qershor 2021

Auditori i Përgjithshëm uron 1 Qershorin: Fëmijët janë e ardhmja e vendit

qershori

Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani, ka uruar 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Ai ka thënë se në këtë ditë fëmijët shprehin lirshëm të drejtat e tyre dhe protestat i realizojnë nëpërmjet lojërave dhe festave.

Osmani ka vlerësuar se me kontributin e secilit prej nesh, Kosovën duhet ta bëjmë vendin e mundësive në mënyrë që fëmijët tanë t’i realizojnë ëndrrat e tyre këtu.

“Tashmë kjo ditë është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, për ti thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Fëmijët janë ata që i japin vlerë çdo gjëje në jetë. Ata  janë e ardhmja e vendit. Prandaj të gjithë ne, pa dallim duhet të angazhohemi për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Kosovën duhet ta bëjmë vendin e mundësive ku fëmijët realizojnë ëndrrat e tyre”, ka deklaruar  Osmani.

Me këtë rast Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani ka falënderuar auditorët e Zyrës Kombëtare të Auditimit të cilët me punën e tyre të përditshme kontribuojnë për një të ardhme më të ndritshme të fëmijëve.

Të ngjashme