Kthehu te lista
07 Qershor 2021

Auditorët e ZKA-së avancojnë njohuritë për auditimin e projekteve të Bankës Botërore

Lajmi trajnimi BB

Me qëllim të marrjes së informacioneve të mjaftueshme dhe të qarta sa i përket rregullave dhe mënyrës se si duhet të auditohen projektet e Bankës Botërore më shumë se njëzet auditorë të Zyrës Kombëtare të Auditimit të hënën kanë ndjekur trajnimin online për auditimin e Projekteve të Bankës Botërore.

Trajnim është mbajtur në dy pjesë me temat “Termat e Referencës për Auditimin” dhe “Prokurimi sipas rregullave të Bankës Botërore”. Në trajnim u trajtuan në mënyrë të detajuar çështjet lidhur me termet e referencës për projektet e Bankës Botërore, Përmbledhja e Kornizës së Prokurimit;  Metodat e Përzgjedhjes për Mallra, Punë dhe Shërbime Jo-Konsultuese; Metodat e Përzgjedhjes për Shërbimet e Konsulencës; Menaxhimi në përputhje dhe Periudha e Qëndrimit të Qetë; Çështjet e zakonshme të prokurimit në Projektet e Bankës; si dhe Devijime të vogla gjatë vlerësimit të ofertave.

Zyra Kombëtare e Auditimit për sezonin auditues 2020/2021 është duke i audituar 11 projekte të Bankës Botërore me vlerë rreth 69 milionë euro. Projektet që do të auditohet në kuadër të marrëveshjes me Bankën Botërore janë: Projekti për përmirësimin e sistemit edukativ në Kosovë (MASHT – BB); Konkurrueshmëria dhe gatishmëria për eksport (MTI – BB); Efiçienca e Energjisë së ripërtritshme (MZHE – BB);  Zhvillimi Rural dhe Agrobujqësor (MBPZHR – BB); Ekonomia Digjitale në Kosovë (MEA – BB); Projekti për Shëndetësinë e Kosovës (MSH – BB); Projekti i emergjencës Covid-19 në Kosovë (MSH – BB);  Financimi i emergjencës pandemike në Kosovë (MSH – BB);  Projekti i emergjencës Covid-19 në Kosovë (MPMS – BB); Pasuria e paluajtshme & infrastruktura gjeohapësinore (Agjencia Kadastrale e Kosovës – BB); si dhe Projekti “Komunat për rininë në Kosovë” (MPL – BB).

 

Të ngjashme