Kthehu te lista
16 Shtator 2021

Auditorët e performancës avancojnë njohuritë analitike dhe kërkimore si dhe teknikat e shkrimit

Trajnimet me snao

Me qëllim të rritjes së cilësisë së raporteve të auditimit të performancës, Zyra Kombëtare e Auditimit ka filluar me trajnimin për avancimin e aftësive analitike dhe kërkimore të auditorëve të performancës. Ky trajnim është duke u zbatuar në kuadër të marrëveshjes me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Suedisë “Bashkëpunimi për Zhvillim Institucional me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës 2020-2023”. Trajnimet në kuadër të këtij bashkëpunimi ofrohen nga ekspertët dhe kolegët nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë.

Përmes këtyre trajnimeve auditorët e performancës të Zyrës Kombëtare të Auditimit do t’i avancojnë njohuritë në analiza më të thella dhe metodat kërkimore si dhe teknikat e shkrimit të raporteve të performancës në mënyrë që ato të jenë të shkruara me gjuhë të thjeshtë dhe të jenë miqësore ndaj lexuesit.

Këto punëtori do të jenë interaktive me shembuj praktik të raporteve të auditimit si dhe përmbajnë edhe video materiale dhe detyra për auditorët.

Të ngjashme