Kthehu mbrapa
ZKA_Portretet_029

Saranda Husaj – Baraliu

Saranda Husaj – Baraliu është e Drejtoreshë e Departamentit për Komunikim dhe Zhvillim Profesional në Zyrën Kombëtare të Auditimit, që nga muaji shkurt i vitit 2020.

Karrierën e ka filluar krahas studimeve, në vitin 2007, ku ka gërshetuar njohuritë e fituara akademike me përvoja konkrete profesionale, kryesisht ne sektorin privat – si asistente kontabiliteti.  Nga viti 2009 ka punuar për tre vjet në Asseco SEE Kosova, si zyrtare për shërbime bankare.

Prej vitit 2012, është pjesë e ZKA-së, ku ndër vite ka bartur përgjegjësi të ndryshme. Deri në vitin 2016 ka qenë  e angazhuar si auditore në auditime të rregullsisë dhe të performancës. Gjatë kësaj periudhë ka qenë e angazhuar si anëtare e ekipit në të gjitha auditimet, që ZKA-ja i kryen: auditimet e ndërmarrjeve publike, organizatave buxhetore, partneriteteve publiko private, etj.

Që nga viti 2017 është emëruar Udhëheqëse e Ekipit në auditimet e performancës, teknologjisë informative, auditime për zbatimin e rekomandimeve, si dhe auditime të projekteve të donatorëve, ku ka udhëhequr disa auditime ne fusha me interes të veçantë publik.

Nga maji i vitit 2019 deri në muajin shkurt të vitit 2020, ka mbajtur pozitën Udhëheqëse në detyrë e Departamentit për Komunikim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar në Auditim.

Husaj- Baraliu është ekonomiste e diplomuar në drejtimin “Banka, financa dhe kontabilitet”.

Nga vitit 2012, mban titullin Master për Tregje Financiare dhe Banka. Është licencuar si auditore e sektorit publik dhe vlerësuese e pronës së paluajtshme. Vijon trajnimet për çertifikim si kontabilist i çertifikuar i sektorit privat. Ka ndjekur trajnime të shumta profesionale në fushën e kontabilitetit, auditimit, administratës publike, menaxhimit dhe teknologjisë informative. Gjithashtu ka marrë pjesë në shumë konferenca dhe seminare ndërkombëtare.