Kthehu mbrapa
ZKA_Portretet_134

Imri Semetishti

Imri Semetishti është drejtor i Përgjithshëm Administrativ në Zyrën Kombëtare të Auditimit, që nga muaji shtator i vitit 2017.

Nga viti 2007, prej se ka filluar punën në Zyrën Kombëtare të Auditimit e deri në vitin 2017 ka qenë drejtor i Departamentit Ligjor. Gjatë viteve 2004- 2007 ka qenë drejtor i Departamentit për Planifikim dhe Urbanizëm në Komunën e Lipjanit.

Prej vitit 2002 e deri në vitin 2004 ka punuar si drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Lipjan. Para kësaj, nga viti 2001 deri në vitin 2002 ka qenë bashkëpunëtor profesional  për çështje juridike në Komunën e Lipjanit.

Për tetë vjet (1992-2000) ka punuar si Sekretar i Shkollës “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan. Ndërkaq, nga viti 1989 deri në vitin 1990 ka punuar si jurist në Ndërmarrjen  “Kosovatrans” në Lipjan.

Semetishti është jurist i diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, si dhe është i certifikuar si auditor i brendshëm.

Ndër vite, ka kryer trajnime të ndryshme, si në vijim: Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë 2011-2013; Shkolla për Integrime Evropiane  dhe moduli i avancuar për Integrime Evropiane – KCSF; Tregu i lirë dhe Ligji për Konkurrencën ne BE; Trajnimi për trajner – Projekti  “Helm” ; Mbikëqyrja e Auditimit – HELM Corporation; Njohja e mashtrimit në punën audituese – HELM Corporation ; The Hope Fellowships of the NAAC, etj.

Semetishti është edhe hartues i teksteve studimore të fushës ligjore për skemat e certifikimit për kontabilitet, auditim të jashtëm dhe auditim të brendshëm dhe ligjërues i këtyre moduleve.