Kthehu mbrapa
ZKA_Portretet_013

Ilir Salihu

Ilir Salihu është Zëvendës Auditor i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, që nga muaji prill i vitit 2017.

Ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, kurse titullin Master në Administrim Biznesi (Menaxhment strategjik) e fitoi në shkollën prestigjioze të menaxhmentit IEDC – Bled School of Management në Slloveni. Ka ndjekur edhe programe të tjera akademike në fushën e Menaxhmentit Industrial në Universitetin për Menaxhment dhe Ekonomi në Växjö të Suedisë, si dhe Programin për Ndërmarrësi në Universitetin Amerikan në Blagoevgrad të Bullgarisë.

Salihu ka një karrierë të pasur menaxheriale. Para luftës së vitit ’99 ishte i angazhuar në lëvizjen e popullit shumicë të Kosovës për liri e pavarësi. Si pjesë e lidershipit të rinisë, gjatë viteve 1992-99 ndihmoi në themelimin e institucioneve të pavarura të Kosovës, në veçanti në organizimin e sistemit të pavarur të arsimit dhe të jetës rinore.

Pas luftës, Salihu filloi karrierën profesionale në Departamentin e Tregtisë dhe Industrisë, si zyrtar për mbikëqyrjen e menaxhmentit dhe zhvillimin e Ndërmarrjeve Shoqërore të Kosovës. Me themelimin e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit (AKM), Salihu u angazhua fillimisht si zyrtar për privatizim, pastaj kaloi në Departamentin e AKM-së për Ndërmarrjet Publike, ku në vitin 2005 u emërua si Drejtor i këtij Departamenti dhe njëkohësisht edhe Zëvendës drejtor i AKM-së për Ndërmarrjet publike.

Gjatë viteve 2005-2008 Salihu ka kryesuar Bordin e Drejtorëve të Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK) dhe të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Gjatë kësaj periudhe këto dy ndërmarrje patën një transformim shumëdimensional:

Nga korriku 2008, Salihu ishte angazhuar në institucione të rëndësishme vendore e ndërkombëtare, si: Shef i Stafit dhe Këshilltar për Ekonomi i Presidentes së Republikës së Kosovës (2011-2013), Këshilltar i Ministres për Tregti dhe Industri (2014-2016), Këshilltar për Ekonomi në Zyrën Civile Ndërkombëtare (ICO, 2008-2011).

Në botën akademike, Salihu është angazhuar që nga viti 2011, si ligjërues i lëndëve: Menaxhimi i Burimeve Njerëzore, Menaxhment Strategjik, Sjellja Organizative dhe Lidershipi dhe Sjellja Konsumatore. Përveç angazhimit akademik, Salihu ka ofruar edhe shërbime të konsulencës për organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe biznese vendore.