Kthehu mbrapa
ZKA_Portretet_086

Arvita Zyferi – Hashani

Arvita Zyferi – Hashani është Ndihmës Auditor i Përgjithshëm në Zyrën Kombëtare të Auditimit, që nga viti 2017. Aktualisht, është përgjegjëse për auditimin e Ndërmarrjeve Publike dhe disa organizatave buxhetore.

Zyferi – Hashani ka përvojë 10 vjeçare në fushën e auditimit, gjashtë prej të cilave përvojë menaxheriale. Në vitin 2010 është punësuar në Zyrën Kombëtare të Auditimit, si auditore. Ka filluar karrierën në vitin 2009 në Bankën Komerciale “TEB.Sh.A”,  në sektorin e kredit kartelave.

Është ekonomiste e diplomuar, auditore e certifikuar e sektorit privat dhe sektorit publik, si dhe mbanë titullin Magjistër i Shkencave për Politika Publike dhe Menaxhim. Është licencuar si vlerësuese e pronës së paluajtshme nga Oda Ekonomike në vitin 2015. Ka ndjekur trajnime të shumta profesionale në fushën e kontabilitetit, auditimit dhe administratës publike. Gjithashtu ka marrë pjesë në shumë konferenca dhe seminare ndërkombëtare.