Partnerët tanë

Bashkëpunimi me palët e interesit është objektivë e jona strategjike dhe përmes angazhimit me partnerët strategjik, si dhe me palёt e interesit, ne kemi krijuar marrëdhënie konstruktive dhe të mira bashkëpunimi.

Partnerët kryesor strategjik janë:

  • Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Komisionet Parlamentare (në veçanti: Komisionin për Mbikëyrjen e Financave Publike (KMFP) dhe Komisionin për Buxhet dhe Transfere (KBT));
  • Ekzekutivin dhe subjektet e audituara: ministritё, agjencitё e pavarura, komunat, NP-të, etj;
  • Qytetarët e Kosovës;
  • Media;
  • Organizatat e Shoqërisë Civile;
  • Institucionet e zbatimit të ligjit: Prokurorin e Shtetit, Agjencinë Kundër Korrupsionit, Avokatin e Popullit;
  • Donatorët;
  • Institucionet Akademike; dhe
  • Partnerёt Ndërkombëtar (INTOSAI, EUROSAI, Gjykata Evropiane e Auditorëve dhe Institucionet tjera Supreme të Auditimit).

 

Bashkëpunimi Ndërkombëtar

Zyra Kombëtare e Auditimit është e fokusuar në ruajtjen dhe avancimin e bashkëpunimit me organizata të ndryshme ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit në rajon dhe më gjerë dhe merr pjesë në aktivitete të shumta në fushën e auditimit.

 

INTOSAI

Zyra Kombëtare e Auditimit, është anëtare me të drejta të plota e INTOSAI – Organizata Ndërkombëtare e Institucioneve Supreme të Auditimit, nga janari 2020. Është pjesëmarrëse dhe ka përfituar nga disa programe të Iniciativës për Zhvillim të INTOSAI, si dhe Komitetit të INTOSAI-t për zhvillimin e kapaciteteve. Zyra Kombëtare e Auditimit synon pjesëmarrje aktive dhe marrjen e përgjegjësisë profesionale të të qenit anëtar i kësaj organizate.

INTOSAI është organizatë autonome, e pavarur dhe jopolitike dhe ka për qëllim të ofrojë mbështetje për të gjitha Institucionet Supreme të Auditimit; të vendos standardet ndërkombëtare të auditimit për sektorin publik; si dhe të promovoj qeverisjen e mirë dhe të nxis shkëmbimin e njohurive dhe përvojës në mes Institucioneve Supreme të Auditimit. Kjo organizatë ka 195 anëtarë, ndërsa organi më i lartë vendimmarrës i INTOSAI është Kongresi Ndërkombëtar i Institucioneve Supreme të Auditimit (INCOSAI) i cili mbahet një herë në tri vjet. Bordi Drejtues i INTOSAI-t ka 21 anëtarë dhe është përgjegjës të udhëheqë dhe sigurojë mbarëvajtjen e punës së INTOSAI ndërmjet kongreseve. Sekretariati i Përhershëm udhëhiqet nga Auditori i Përgjithshëm i Austrisë, ndërsa INTOSAI selinë e vet e ka në Vjenë në Gjykatën Austriake të Auditimit.

 

EUROSAI

Është organizatë regjionale e INTOSAI-t dhe ka 49 anëtarë të Institucioneve Supreme të Auditimit të vendeve të Evropës, si dhe Gjykatën Evropiane të Auditimit. Në cilësinë e vëzhguesit, Zyra Kombëtare e Auditimit ka marrë pjesë në Kongresin e fundit të mbajtur në vitin 2017, ndërsa është anëtare aktive e grupit punues të EUROSAI për auditimet e ambientit, si dhe angazhohet në aktivitete të ndryshme sipas natyrës të kësaj organizate.

 

Bashkëpunimi regjional

ZKA –ja ka bashkëpunim të mirë me Institucionet homologe të regjionit përmes Komitetit të Kontaktit dhe Rrjetit të Institucioneve Supreme të Auditimit të vendeve kandidate dhe kandidate të mundshme për anëtarësim në BE.

 

Bashkëpunimi bilateral

Me qëllim të shkëmbimit të praktikave të mira dhe përvojës në auditim, ZKA ka rritur bashkëpunimet bilaterale. Ka të lidhura marrëveshje bashkëpunimi me këto ISA:

  Kontrolli i Lartë i Shtetit

  Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë

 Gjykata Turke e Llogarive

 Zyra e Auditimit të Uellsit

 Institucioni Suprem i Auditimit të Çekisë

  Enti Shtetëror i Revizionit të Republikës së Maqedonisë Veriore

Zhvillimi profesional

Në përkrahje të zhvillimit të mëtutjeshëm profesional të ZKA-së, me mbështetjen e Zyrës së BE-së dhe partnerëve dhe donatorëve ndërkombëtarë, aktualisht janë duke u zbatuar këto projekte:

  • Projekti i Binjakëzimit të BE-së, i realizuar nga Institucioni Suprem i Auditimit të Polonisë në bashkëpunim me Institucionet Supreme të Auditimit të Kroacisë, Republikës Çeke, Latvisë, Lituanisë dhe Portugalisë
  • Projekti i bashkëpunimit me SNAO
  • Projekti i përkrahjes nga USAID

Në ngritjen e kapaciteteve profesionale ZKA ka përfituar në vazhdimësi edhe nga programet e internshipit të Gjykatës Evropiane të Auditorëve dhe Zyrës Qeveritare të Auditimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.