Kthehu te lista
12 Prill 2018

Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës fillon bashkëpunimin me Byronë e Përgjithshme të Auditimit të Mbretërisë së Arabisë Saudite

Vizita ne Arabine Saudite

Sot delegacioni i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës i udhëhequr nga Auditori i Përgjithshëm z. Besnik Osmani ka zhvilluar një vizitë bilaterale në Byronë e Përgjithshme të Auditimit të Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Në këtë takim, z. Osmani është pritur nga kreu i këtij institucioni dhe zyrtarë tjerë të lartë, ku është biseduar për vendosjen e bashkëpunimit reciprok në mes të dy institucioneve supreme të auditimit.

Të dy krerët e institucioneve gjatë takimit kanë biseduar edhe për  koordinimin dhe angazhimin e përbashkët për aktivitetet ndërkombëtare me interes të dyanshëm sipas kornizës së planifikuar në kuadër të INTOSAI.

Në këtë takim z. Osmani shoqërohej nga z. Ilir Salihu zëvendës auditor i përgjithshëm dhe z. Vahid Haxhiu, sekretar i dytë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Riad.

 

Të ngjashme