Kthehu te lista
10 Prill 2018

Zyra Kombëtare e Auditimit prezanton në Konferencën Shkencore “Auditimi mbi Bazën e Rrezikut” në Kuvajt

AP_neKuvajt

Delegacioni i Zyrës Kombëtare të Auditimit, në mesin e shumë vendeve tjera, po merr pjesë në Konferencën Shkencore me temën “Auditimi mbi bazën e rrezikut” që është organizim i përbashkët i Byrosë Shtetërore të Auditimit  të Kuvajtit dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë.

Në këtë konferencë janë prezantuar përvojat dhe praktikat më të mira të institucioneve supreme të auditimit lidhur me auditimin mbi bazën e rrezikut, rrezikun institucional dhe menaxhimin e të dhënave masive dixhitale (Big data).

Në një takim të vecantë mes Auditorit të Përgjitshëm të Kuvajtit z. Adel Abdulaziz Al-Sarawi dhe Auditorit të Përgjitshëm të Kosovës, z. Besnik Osmani, dy krerët e institucioneve janë dakorduar për format konkrete të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në fushën e auditimit, sidomos në përparimin e auditimeve të përformancës, përdorimit të të dhënave masive për qëllimet e auditimit sikurse edhe auditimet e sektorit bankar.

Z. Ilir Salihu, Zëvendës i Auditorit të Përgjitshëm dhe Liridona Berisha, Auditore, në emër të Zyrës Kombëtare të Auditimit kanë prezentuar dy analiza lidhur me sfidat dhe teknikat e auditimit mbi bazën e rrezikut si dhe gjendjen reale mbi rreziqet me të cilat përballen institucionet supreme të auditimit – rasti i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës.

Gjatë kësaj Konference janë prezentuar përvojat e institucioneve supreme të auditimit të vendeve pjesëmarrëse si dhe të institucioneve tjera nga Kuvajti. Konferenca pritet të nxjerr një numër të rekomandimeve dhe produktet e prezentuara do të botohen me qëllim të promovimit të auditimit dhe përdorimit të gjerë edhe nga institucionet tjera supreme të auditimit.

Të ngjashme