Kthehu te lista
02 Dhjetor 2019

Zyra Kombëtare e Auditimit dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit shkëmbejnë përvojat në auditim dhe  diskutojnë mundësitë për auditime të përbashkëta në fushën e menaxhimit te fatkeqësive dhe krizave

Punetoria me KLSH

Në kuadër të zbatimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit, janë mbajtur dy punëtori me temën “Sigurimi i cilësisë në auditim”. Punëtoritë u  mbajtën në Tiranë dhe Prishtinë.

Përfaqësues nga të dy Institucionet Supreme të Auditimit, diskutuan për thellimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të njohurive dhe përvojave në sigurimin e cilësisë së auditimit.

Në punëtorinë e mbajtur në Prishtinë,  me një fjalë rasti Auditori i Përgjithshëm, z. Besnik Osmani, ka shprehur keqardhjen për viktimat e tërmetit si dhe gjendjen e krijuar në Shqipëri, duke shprehur gatishmërinë e personelit të ZKA që në shenjë solidarizimi me viktimat dhe të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, punonjësit kanë dhuruar gjak me vetiniciativë duke dëshmuar vullnetin për të kontribuar në shpëtimin e jetëve të qytetarëve tanë.

Me këtë rast z. Osmani, diskutoj me të pranishmit lidhur me thellimin e bashkëpunimit në realizimin e auditimeve të përbashkëta, sidomos rreth menaxhimit të emergjencave dhe sigurinë e ndërtimeve.

”Me ekipet tona në Prishtinë dhe në Tiranë mund t’i trajtojmë së bashku këto dy tema në mënyrë që në një të ardhme të afërt qeverive tona t’iu ofrojmë informatat lidhur gjetjet dhe boshllëqet dhe të japin rekomandime për përmirësimin e tyre” tha z.Osmani.

Në punëtori u diskutua edhe në lidhje me shkëmbimin e auditorëve në mes të dy institucioneve në baza afatgjata.

Të ngjashme