Pas anëtarësimit në Organizatën Evropiane të Institucioneve Supreme të Auditimit (EUROSAI), Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka nisur të bëhet pjesë aktive e grupeve punuese të kësaj organizate.
Së fundmi një grup auditorësh nga ZKA-ja të cilët janë të angazhuar për të kryer auditime të veçanta për Covid-19 i janë bashkuar projektit të EUROSAI-it për reagim ndaj pandemisë “Auditimi i reagimit ndaj Pandemisë COVID”.
Deri më tani në kuadër të këtij projekti janë mbajtur disa takime, në të cilat Institucionet Supreme të Auditimit nga vende të ndryshme kanë shkëmbyer njohuritë dhe përvojat e tyre lidhur me auditimin e pandemisë Covid-19.
Ndërkaq në takimin e fundit ISA i Spanjës ka prezantuar përvojën e tij me temën: Auditimi i procedurave dhe sistemeve të informacionit në shëndetësi (COVID-19); kurse nga Gjykata Evropiane e Audituesve për temën: Auditimi i kontributit fillestar të BE-së për reagimin e shëndetit publik ndaj Covid-19; si dhe ISA e Republikës së Çekisë ka prezantuar temën: Mbështetje me TI lidhur me procesin e vaksinimit.
Aktiviteti i projektit të EUROSAI-t “Auditimi i reagimit ndaj Pandemisë COVID” është i vazhdueshëm dhe në muajin prill do të mbahet takimi i radhës.
Ndërkaq edhe ZKA-ja, është duke kryer auditimin e performancës me temën ˝Furnizimi me materiale shëndetësore dhe optimizimi i resurseve njerëzore dhe teknike për t’iu përgjigjur nevojave të pacientëve me Covid-19˝.
Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet akademike, Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, të enjten vizitojë Kampusin Inovativ të UBT-së, me ç’rast u prit në takim ...
Në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve për auditimet e performancës si dhe përgatitjeve për projektin e tretë të auditimeve paralele, Zyra ...
Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani, të hënën ka vizituar Kolegjin AAB, ku është pritur në takim nga Rektori, z. Bujar Demjaha, Dekani i Fakultetit Ekonomik, z. ...
Drejtoresha për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Qendresa Mulaj, ka përfunduar me sukses programin “Liderët e rinj” 2019-2021, të organizuar nga Iniciativa për Zhvillim e INTOSAI-t. Me këtë ...