Kthehu te lista
15 Qershor 2020

ZKA-ja harton Strategjinë e Komunikimit, fton palët e interesuara t’i dërgojnë komentet dhe sugjerimet e tyre

Foto strategjia

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka hartuar projekt dokumentin e Strategjisë së Komunikimit, e cila përcakton qëllimet dhe objektivat që Zyra synon të arrijë gjatë periudhës 2020-2022, në komunikimin me palët e interesit dhe publikun.

Ftohen të gjithë bashkëpunëtorët dhe palët e interesuara për të shprehur mendimin në projekt dokumentin e Strategjisë së Komunikimit të ZKA-së 2020-2022, të na kontaktojnë në komunikim@oagks.org për të pasur qasje në dokument. Dokumenti do të jetë i hapur për komentet tuaja deri të enjten, 18 qershor 2020, ora 16:00.

Strategjia e komunikimit e një Institucioni Suprem të Auditimit siç është Zyra Kombëtare e Auditimit është një mjet thelbësor për promovimin e praktikave më të mira të llogaridhënies dhe transparencës për aktivitetet e institucioneve publike.

Duke përmirësuar marrëdhëniet me palët e interesit, ne ofrojmë bazën për njohuri të përbashkëta, e cila kontribuon në sigurimin e efektivitetit, efikasitetit dhe përmirësimit të ndikimit të punës sonë.

Fokusi kryesor i Strategjisë së Komunikimit është Promovimi i rolit kushtetues të ZKA-së dhe ngritja e vetëdijesimit publik për rezultatet e auditimit; Rritja e llogaridhënies në sektorin publik përmes bashkëpunimit  intensiv me Parlamentin; Rritja e mëtejshme e ndikimit të punës së auditimit si dhe Komunikimi dhe pjesëmarrja aktive në aktivitete ndërkombëtare.

Zyra Kombëtare e Auditimit mirëpret kontributin e juaj në këtë drejtim.

Të ngjashme