Kthehu te lista
03 Tetor 2018

Z. Osmani pret në takim znj. Lindberg, Auditore e Përgjithshme e Suedisë

Takimi_AP_Suedise

Auditori i Përgjithshëm, z. Besnik Osmani ka pritur sot në takim znj. Helena Lindberg, Auditore e Përgjithshme e Suedisë. Gjatë takimit bilateral është biseduar për forcimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve supreme të auditimit dhe për procesin e zbatimit të marrëveshjes bilaterale.

Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës dhe Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë kanë marrëveshje trevjeçare me qëllim shkëmbimin e përvojave institucionale dhe përkrahjen suedeze për Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA) për forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve institucionale dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare për institucionet supreme të auditimit. Marrëveshja parasheh zhvillimin e aktiviteteve specifike në fushat si: Auditime të Performancës, Auditime të Rregullsisë (financiare dhe të pajtueshmërisë), Lidership, Menaxhim të Burimeve Njerëzore, Komunikim dhe Planifikim Strategjik.

Të ngjashme