Kthehu te lista
02 Tetor 2020

Vazhdon bashkëpunimi rajonal për sigurimin dhe kontrollin e cilësisë në auditim

FOTO Kryesore

Me qellim të avancimit të kontrollit dhe rritjes së cilësisë në Institucionet Supreme të Auditimit gjatë kësaj jave përmes platformës online “Zoom” u mbajt punëtoria e radhës e organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë, ku pjesëmarrës ishin përfaqësues nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës.

Kjo punëtori ishte planifikuar të mbahej në fund të marsit në Prishtinë, por për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, ky aktivitetet ishte pezulluar.

Synimi kryesor i kësaj punëtorie ishte që pjesëmarrësit nga tri Institucione Supreme të Auditimit të avancojnë njohuritë për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e një sistemi të qartë dhe të strukturuar të kontrollit të cilësisë.

Në veçanti pjesëmarrësit diskutuan mundësitë e ndryshme se si të ndajnë përgjegjësitë midis pozicioneve të ndryshme në hierarkisië. Po ashtu ata u fokusuan edhe të sqarimet për ndryshimin/dallimin midis kontrollit të cilësisë dhe sistemeve të sigurimit të cilësisë.

Institucionet Supreme të Auditimit nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina shkëmbyen zgjidhjet më të mira për ndërtimin e sistemit të tyre të kontrollit të cilësisë dhe aktivitetet që mund të nevojiten për të qenë në gjendje të zhvillojnë këto sisteme.

Për një javë rresht SAI-t pjesëmarrëse përshkruan se si ata punojnë me kontrollin e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në organizatat e tyre, përfshirë përshkrimin e hierarkive dhe delegimin e përgjegjësive.

Mbajtja e kësaj punëtorie është vazhdim i serisë së punëtorive të mbajtura në Sarajevë dhe Podgoricë gjatë vitit 2019, në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë për Institucionet Supreme të Auditimit në Ballkanin Përendimor.

Të ngjashme