Kthehu te lista
31 Dhjetor 2020

Trajnimi dhe zhvillimi i kapaciteteve njerëzore mbetet një ndër prioritetet kryesore të ZKA-së

Lajmi per EVP

Në përmbyllje të vitit 2020, Auditori i Përgjithshëm Besnik Osmani dhe drejtoresha për Komunikim dhe Zhvillim Profesional, Saranda Husaj Baraliu në mënyre simbolike kanë ndarë Certifikatat për Edukimin e Vazhdueshëm Profesional. Në emër të punonjësve këto certifikata i kanë pranuar Ramadan Gashi dhe Donjetë Dreshaj.

Për ZKA-në trajnimi dhe zhvillimi i kapaciteteve të burimeve njerëzore mbetet një ndër prioritetet kryesore të ZKA-së, pasi që me zhvillimin e këtyre kapaciteteve kontribuohet në cilësi më të mirë, profesionalizëm më të lartë dhe qasje më të organizuar ndaj punës.

Prandaj fokusi i ZKA-së në vazhdimësi është i drejtuar në edukimin e vazhdueshëm profesional (EVP), ku përmes trajnimeve të brendshme dhe atyre të jashtme synohet të zhvillohen njohuritë dhe kompetenca e secilit punonjës në ZKA.

Duke kuptuar rëndësinë e investimit në këtë fushë, ZKA-ja ka arritur marrëveshje me shoqata profesionale për ofrimin e sesioneve trajnuese për të gjithë auditorët financiar, për forcimin e mëtejmë të kompetencës në punë. Tashmë, për çdo vit, punonjësit e ZKA-së do t’i nënshtrohen mbajtjes së trajnimeve obligative në edukimin e vazhdueshëm profesional (EVP).

Gjatë vitit 2020, janë mbajtur një sërë aktivitetesh që ndërlidhen me zhvillimin profesional dhe trajnimin.

Të ngjashme