Kthehu te lista
29 Mars 2018

Thellohet bashkëpunimi bilateral në mes të institucioneve supreme të auditimit të Kosovës dhe të Maqedonisë

Vizita e AP te Maqedonise

Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, z. Besnik Osmani, priti sot në vizitë bilaterale një ditore z. Naser Ademi, ushtrues detyre i Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Maqedonisë, me bashkëpunëtorë.

Në takimin e dy delegacioneve është biseduar për bashkëpunimin bilateral dhe forcimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes të dy institucioneve supreme të auditimit, dhe formalizimin e këtij bashkëpunimi me një marrëveshje bilaterale. Me këtë rast, z. Osmani dhe z. Ademi, u pajtuan që të zhvillohet një program i aktiviteteve të përbashkëta me qëllim të shkëmbimit të përvojave institucionale, si në fushën e metodologjisë, të kualifikimit profesional, të automatizimit të procesit të auditimit, të bashkëpunimit me organet legjislative dhe ekzekutive, etj.

Në kuadër të vizitës në Kosovë, delegacioni i Zyrës Shtetërore të Auditimit të Republikës së Maqedonisë do të zhvilloj takime edhe me zyrtarë të lartë në Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Të ngjashme