Kthehu te lista
02 Prill 2020

Sqarim për Media

LogoPerWeb

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) përmes kësaj komunikate njofton të gjitha mediat dhe opinionin publik se nuk ka kryer asnjë auditim të financave të partive politike sepse kjo nuk është në mandatin tonë siç është publikuar sot në disa media tona.

Sipas Ligjit bazik për Financimin e Subjekteve Politike, 03/L- 174 dhe ndryshimeve të fundit të këtij ligji në vitin 2013 me Ligjin nr 04/L-212, me nenin 19 kompetenca për përzgjedhjen e një Auditori të Jashtëm për auditimin e pasqyrave financiare të partive politike i takon Kuvendit të Republikës së Kosovës, respektivisht Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike.

Prandaj referencat se raportet e auditimit për financat e partive politike janë bërë nga Zyra Kombëtare e Auditimit janë të pasakta.  Të gjitha raportet tona janë në web –faqen zyrtare dhe mund të verifikohen në çdo kohë.

Mirëpresim përmirsimin e gabimit në rastet kur kjo është publikuar gabim me qëllim të informimit të drejtë për qytetarët dhe mbesim të hapur për t’i dhënë të gjitha sqarimet shtesë të nevojshme.

 

DEPARTAMENTI PËR KOMUNIKIM DHE EDUKIM

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT 

Të ngjashme