Kthehu te lista
26 Shkurt 2021

Shpenzimet, ndikimi dhe reagimi ndaj pandemisë COVID-19, në fokus të auditimit

auditimi i covidit

Zyra Kombëtare e Auditimit, do të testoj shpenzimet, ndikimin dhe reagimin ndaj pandemisë Covid-19, nga perspektiva të ndryshme, si nga aspekti financiar dhe i pajtueshmërisë përmes 116 auditimeve të rregullta vjetore, gjithashtu edhe përmes auditimeve të veçanta të performancës dhe projekteve për fondet e ndara për menaxhimin e pandemisë.

Auditimi i performancës me temën ˝Furnizimi me materiale shëndetësore dhe optimizimi i resurseve njerëzore dhe teknike për t’iu përgjigjur nevojave të pacientëve me COVID-19˝, ka për objektivë vlerësimin nëse institucionet përgjegjëse kanë arritur të kryejnë furnizimet e duhura me kohë dhe të menaxhojnë siç duhet me resurset teknike dhe njerëzore për të siguruar se i përgjigjen nevojave të pacientëve me COVID-19.

Për ta bërë këtë vlerësim janë paraparë dy objektiva të auditimit: Tek pjesa e furnizimit me barna, material mbrojtës dhe pajisje tjera të nevojshme do të vlerësojmë nëse është bërë analiza e nevojave dhe si është bërë ajo. Ndërsa, tek pjesa e menaxhimit të kapaciteteve njerëzore dhe teknike do të vlerësohet se si institucionet relevante kanë organizuar dhe menaxhuar personelin shëndetësor dhe nëse janë koordinuar në mënyrën e duhur për të siguruar se i përgjigjen nevojave të krijuara si pasojë e pandemisë.

Përveç këtij auditimi, ZKA-ja është në faza të hershme të hulumtimit edhe për auditimet e performancës që lidhen me menaxhimin e emergjencave në aspekt me të përgjithshëm dhe ndikimi apo mbrojtja e ekonomisë, gjatë pandemisë COVID-19.

Auditimet pritet të publikohen sipas planit vjetor të auditimi 2020/2021.

Të ngjashme