Drejtoresha për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Qendresa Mulaj, ka përfunduar me sukses programin “Liderët e rinj” 2019-2021, të organizuar nga Iniciativa për Zhvillim e INTOSAI-t.
Me këtë rast Mulaj ka thënë se ky program ka qenë një mundësi e mirë për të mësuar dhe eksploruar më shumë për zhvillimin personal dhe institucional. Ajo ka thënë se përmes zbatimit të strategjisë për ndryshim ka kontribuar në ndryshimin pozitiv të Zyrës Kombëtare të Auditimit.
Kurse Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, ka uruar të gjithë të diplomuarit e programit, në veçanti znj. Mulaj duke thënë se ajo ka treguar vizionin dhe ambicien e saj për të qenë një agjente e ndryshimit në Zyrën Kombëtare të Auditimit. “Prandaj ndjehem i sigurt që puna e saj në të ardhmen do të jetë në të mirë të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Osmani.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës njëherësh anëtarë të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike (KMFP) zhvilluan një vizitë pune të martën në Zyrën Kombëtare të Auditimit, me ...
ZKA-ja përfaqësohet si anëtare fuqiplotë në Kongresin e XI të EUROSAI-t Me datë 14 dhe 15 prill 2021 u mbajt Kongresi i XI i Organizatës Evropiane të Institucioneve Supreme të Auditimit ...
Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet akademike, Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, të enjten vizitojë Kampusin Inovativ të UBT-së, me ç’rast u prit në takim ...
Në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve për auditimet e performancës si dhe përgatitjeve për projektin e tretë të auditimeve paralele, Zyra ...