Kthehu te lista
27 Prill 2018

Projekt plani strategjik tre vjeçar i Zyrës Kombëtare të Auditimit diskutohet me partnerët nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë

VizitaSuedi

Në datat 24 – 26 prill 2018, një grup i menaxhmentit të lartë të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës kanë qëndruar në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Suedisë me qëllim të diskutimit të hollësishëm të projektit të Planit strategjik tre vjeçar të ZKA-së.

Në takimet e zhvilluara me ekspertë nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë është biseduar për qasjen strategjike të ZKA-së, indikatorët e performancës dhe mënyrën  e komunikimit dhe koordinimit me akterët e brendshëm dhe të jashtëm në zbatimin e planit. Përvoja dhe ekspertiza e ofruar nga partnerët suedezë ishte mjaft e vlefshme për të avancuar më tutje dokumentin dhe për të vendosur objektiva të matshme dhe të arritshme.

Në kuadër të kësaj vizite janë zhvilluar edhe takime të ndara që lidhen me realizimin e aktiviteteve të planifikuara në kuadër të projektit të bashkëpunimit. Këto takime kishin të bënin me komponentin e projektit për auditimet e performancës dhe menaxhimin e burimeve njerëzore.

 

Të ngjashme