Zbatimi i SISH larg synimeve të parashikuara
Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në prani të zyrtarëve të Qeverisë, përfaqësuesve të shoqërisë civile, të organizatave ndërkombëtare dhe të mediave, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), e ka bëtë prezantimin e raportit të auditimit të performancës “Efikasiteti dhe efektiviteti në implementimin e sistemit informativ unik të integruar shëndetësor”. Raporti konkludon se zbatimi i Sistemit Unik të Integruar Shëndetësor në vend karakterizohet me vështirësi në koordinimin e aktiviteteve ndërmjet institucioneve të përfshira në zbatim, ndërkaq, procesi i menaxhimit të zbatimit të këtij sistemi karakterizohet me parregullsi.
Duke folur në hapje të këtij prezantimi, Ilir Salihu, Zëvendës Auditor i Përgjithshëm, tha se synimi i këtij auditimi ka qenë që të ofroj rekomandime adekuate që do t’i mundësojnë Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve tjera relevante që të sigurojnë që Sistemi Informativ Shëndetësor të jetë funksional dhe të mundësoj vazhdimin dhe shtrirjen e tij në të gjithë territorin e vendit tonë. Salihu më tej theksoi përkushtimin e Auditorit të Përgjithshëm dhe të ZKA-së për të krijuar një partneritet të fuqishëm me shoqërinë civile dhe mediat dhe iu bëri thirrje atyre që të kenë një vështrim sa më kritik për cilësinë e produkteve të ZKA-së. Ai po ashtu kërkoi nga Qeveria dhe subjektet e audituara që të rrisin përkushtimin e tyre për zbatimin e rekomandimeve të auditimit, me qëllim që të përmirësojnë qeverisjen dhe menaxhimin e parasë publike. Ndërkaq, nga Kuvendi dhe komisionet parlamentare kërkoi që të rrisin numrin e raporteve të auditimit që shqyrtohen në komisionet parlamentare me qëllim të rritjes së llogaridhënies së zyrtarëve publik.
Znj. Myrvete Gashi, drejtore e Departamentit për Auditime të Performancës, foli në pika të shkurtra për raportin e auditimit mbi “Efikasitetin dhe efektivitetin në implementimin e sistemit informativ unik të integruar shëndetësor”, ndërsa prezantimin e këtij raporti e bënë z. Labinot Sadiku, udhëheqës i ekipit auditues dhe z. Elvin Mala, Auditor i Sistemeve të TI-së.
Prezantimi i sotëm është i pari i këtij lloji dhe ZKA ka planifikuar që të organizoj dëgjime të tilla publike me aktorët kryesorë të përfshirë në proceset e auditimit, me anëtarë të komisioneve parlamentare, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe të mediave, për secilin raport të auditimit të performancës. Qëllimi është që të bëhet sa më transparente puna audituese dhe të sqarohen gjetjet dhe rekomandimet për publikun e gjerë, në mënyrë që të mos ketë keqkuptime dhe keqinterpretime.
Raporti është i publik në uebfaqen e internetit të ZKA-së në ketë link: http://www.zka-rks.org/wp-content/uploads/2017/12/Raporti_auditimit_-SISH_shq.pdf
Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, z. Besnik Osmani, ka pritur për vizitë zyrtare dy ditore z. Seyit Ahmet Baş, President i Organizatës Evropiane të Institucioneve Supreme të ...
Zyra Kombëtare e Auditimit dëshiron të sqarojë për opinionin e gjerë se lidhur me informacionin e publikuar në portalin lajmi.net, me datë 18 prill 2018, në artikullin “Ekskluzive: ...
Sot delegacioni i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës i udhëhequr nga Auditori i Përgjithshëm z. Besnik Osmani ka zhvilluar një vizitë bilaterale në Byronë e Përgjithshme të ...
Gjatë qëndrimit në Kuvajt, Auditori i Përgjithshëm i Kosovës z. Besnik Osmani, dhe udhëheqësit e institucioneve supreme të auditimit pjesëmarrës në Konferencën “Auditimi mbi bazën e ...